• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI NË MILOT/ Policia në terr informativ, askush s’flet për atentatin. Dinamika hap pas hapi e vrasjes së mirëpërgatitur
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI NË MILOT/ Policia në terr informativ, askush s’flet për atentatin. Dinamika hap pas hapi e vrasjes së mirëpërgatitur

25 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Atentati i mbrëmjes të së premtes në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Ibrahimi, vijon të mbetet pa autorë.

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 12 persona të dyshuar që kishin dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, po dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autorëve.

Pasi janë marrë në pyetje, ata janë lënë sërish të lirë.

DINAMIKA E ATENTATIT

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 108 gëzhoja kallashnikovi, çka tregon se ka pasur një intensitet të lartë të goditjeve në drejtim të automjetit foristradë “Land Chrysler”, në të cilin udhëtonin Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi.

Sipas burimeve, plumbat nuk kanë depërtuar brenda makinës së blinduar, por 27-vjeçari Preçi, i cili u qëllua i pari, ka zbritur nga makina dhe është prekur nga breshëria e armës, çka i shkaktoi plagë vdekjeprurëse.

Në ato momente, edhe Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur rreth 5 minuta, ai ka hyre sërish në makinë, për të gjetur mbrojtje dhe vetëm 2 plumba e kanë prekur në bark dhe këmbë.

KONTROLLE NË TETË AMBIENTE

Ndërkohë, janë kontrolluar dhe administruar pamje filmike të subjekteve përreth vendit ku ka ndodhur ngjarja, si dhe të rrugëve nga ku dyshohet se mund të kenë lëvizur në ardhje e largim autorët e dyshuar.

Pamjet filmike po analizohen, për të parë lëvizjet e automjetit të autorëve, të cilët mendohen se kanë ardhur përgjatë rrugës së vjetër Milot-Fushë Krujë dhe pas ngjarjes, kanë ndjekur sërish këtë itinerar.

Gjithashtu janë kontrolluar 8 ambiente, dhe çdo provë, mjet e armë të administruara në vendngjarje apo ambiente të tjera në kuadër të këtij hetimi, do të përpunohen e ekzaminohen në laboratorin e Policisë Shkencore.

Ndërkohë, referuar pyetjes së dëshmitarëve dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë së bizneseve në zonë, Policia ka arritur të zbardhë dinamikën e ngjarjes.

Automjeti tip “Audi” i atentatorëve ka qëndruar përreth 10 minuta në rrugën përballë rrugicës së pallatit ku jetonin dy personat. Sapo makina e tyre iu afrua për të hyrë aty, kanë dalë dy atentatorët, duke qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të makinës.

Duke qenë se mjeti ishte i blinduar, njëri prej tyre është afruar te xhami dhe ka qëlluar në distancë të afërt dhe me pas ata janë larguar me automjetin tip “Audi”.

NGJARJA

Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së premtes në sheshpushimin e një pallati, ndërsa në shënjestër të sulmit me armë ishin Ylli Ibrahimi, 46 vjeç dhe Klisman Preçi, 27 vjeç, që të dy banues në Milot.

Ata po lëviznin me një automjet të blinduar tip foristradë “Land Chrysler” dhe në momentin kur po hynin në rrugicën e pallatit ku jetonin, makina e tyre e blinduar u qëllua me breshëri plumbash nga dy persona, të cilët zbritën nga një automjet tip “Audi” që iu kishte zënë pritë. Plumbat lanë të plagosur rëndë Klisman Preçin dhe Ylli Ibrahimin, të cilët banonin në të njëjtin pallat dhe ishin fqinj me njëri-tjetrin.

Ata u dërguan me urgjence drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por 27-vjeçari Preçi nuk mundi të mbijetojë si shkak i plagëve të marra. Pas atentatit, një automjet u gjet i djegur në fshatin Gramës të Krujës, brenda të cilit ishin edhe dy armë zjarri kallashnikovë, të cilat dyshohet të jenë përdorur nga atentatorët.

Forca të shumta Policie të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë krehjen e zonës dhe duke ngritur pika kontrolli, por pa arritur të bien në gjurmët e atentatorëve, që mendohet të kenë qenë tre persona, dy në rolin e qitësve dhe tjetri drejtues i automjetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HARRY DHE MEGHAN NUK GJEJNË PAQE/ Brenda 12 ditësh rezidenca 11 mln dollarëshe në Kaliforni tentohet të grabitet dy herë
Previous article 5-VJEÇARJA SHQIPTARE ME SHKALLË INTELIGJENCE MBI NORMALEN/ Di kryeqytetet, flamujt dhe alfabetet

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Nis protesta e 12-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Nis protesta e 12-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz

PAMJET E RËNDA NGA SHKODRA/ Shoferi përplas me makinë katër persona pas një konflikti Aktualitet

PAMJET E RËNDA NGA SHKODRA/ Shoferi përplas me makinë katër persona pas një konflikti

KËRKIMET PËR EGLANTIN KOÇIN DHE AUTORIN/ Përforcohen operacionet, kontrolle në periferi të Tiranës Aktualitet

KËRKIMET PËR EGLANTIN KOÇIN DHE AUTORIN/ Përforcohen operacionet, kontrolle në periferi të Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT