Shpesh thuhet se arsyeja kryesore se pse çiftet ndahen janë zënkat e tyre. Sigurisht që zënkat apo mosmarrëveshjet mund ta shtyjnë një çift të mendojë se në fakt dyshja e tyre nuk funksionon dhe kur ato bëhen edhe më të shpeshta gjithçka duket e pamundur dhe pa të ardhme. Por psikologët kanë vënë re se ekziston një mendësi edhe para zënkave, që është realisht treguesi i ndarjeve.
Ata parapëlqejnë ta quajnë “mendimi përpara zënkës” që do të thotë se përpara se të ziheni me partnerin tuaj mendoni gjithë skenarin e mundshëm, madje e mendoni si opsion edhe ndarjen ndaj edhe kjo e fundit ndodh. Paramendimi është, sipas tyre, arsyeja kryesore që çon në ndarje dhe kjo e fundit nuk mund të jetë kurrsesi e rastësishme vetëm në rastet kur çiftet ndahen nga një episod shumë i keq që mund të kenë parë, siç mund të jetë një tradhti apo një ofendim direkt.
Ajo çfarë psikologët rekomandojnë është që ju të mos mendoni shumë përpara një zënke. Në qoftë se partneri apo partnerja juaj ka bërë diçka që ju e quani të gabuar nuk duhet të krijoni skenarë të mundshme në kokë që ju bëjnë të mendoni ndarjen sepse kur bëni kështu, mundësia është që të ndodhë vërtet.


