• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Haradinaj mesazh për terrorizmin: Beteja kundër radikalizmit duhet të bëhet në shkolla
Home
Rajon

Haradinaj mesazh për terrorizmin: Beteja kundër radikalizmit duhet të bëhet në shkolla

2 February, 2018 Ina.Autor Rajon

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, duhet të luftohen në shkolla.

Sipas tij, nuk duhet lejuar që fëmijët kosovarë të bëhen vrasës e vetëvrasës nga predikimi nëpër rrjetet sociale.

“Çka po përdorin ata për t’i bërë vrasës dhe vetëvrasës fëmijët? Është interneti, rrjetet sociale. Nuk guxojmë të lejojmë këtë. Do t’i gjejmë të gjitha ato rrugë, ato mundësi, instrumente dhe mjete të nevojshme që kjo mos t’i ndodhë Kosovës. Institucionet e arsimit, shkollat janë vendet ku duhet të zhvillohet beteja. Kushdo që mendon se ideologjitë fetare, ideologjitë e islamit ia kanë shpëtuar fëmijën, e kanë shumë gabim”, ka thënë Haradinaj.

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyçi ka thënë se Kosova tash ndodhet në pozitë më të mirë në lidhje me vetëdijesimin kundër radikalizmit dhe ekstremizmit.

“Krahasuar me dy vitet e fundit jemi më mirë, sa i përket vetëdijesimit ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit”, ka thënë ministri Bytyçi.

Sipas tij, Ministria e Arsimit ka arritur të bëjë “një hap të mirë për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit”, duke përmendur organizimin e trajnimeve me prindër për parandalimin e ekstremizmit, reagimin e menjëhershëm ndaj fëmijëve që shkonin drejt ekstremizmit dhe rehabilitimin e tyre.

Këto komente kryeministri Haradinaj dhe ministri Bytyçi i dhanë në konferencën e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me temën “Edukimi, çelës për t’u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në shtëpinë e Aurela Gaçes vetëm këndohet, shikoni si bën trio me vajzat e saj!
Previous article Valverde: Është spektakël ta shohësh Messin duke luajtur, por duhet ta lëmë të marrë frymë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT