• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Haradinaj: Kroacia aleat në rrugëtimin tonë euro-atlantik
Home
Rajon

Haradinaj: Kroacia aleat në rrugëtimin tonë euro-atlantik

24 April, 2018 k.autor Rajon

Kosova dhe Kroacia ndajnë vlera të përbashkëta nga e kaluara historike dhe nga e ardhmja evropiane.

Kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin bilateral që zhvilloi sot me homologun e tij kroat, Andrej Plenkovic.

“Duke marr për bazë shembullin kroat të  integrimeve, Kosova mund të nxjerrë përvojat më të mira në procesin e integrimeve dhe në këtë frymë ne do të bashkëpunojmë ngushtë me Kroacinë, në përafrimin me familjen evropiane dhe me NATO-n”, tha ai duke shtuar se Kroacia ka dhënë mbështetje të fuqishme për Kosovën në rrugën e forcimit dhe konsolidimit të shtetësisë dhe për këtë populli dhe Qeveria e Kosovës janë mirënjohës.

I pari i ekzekutivit kosovar kërkoi mbështetjen e Kroacisë për Kosovën edhe më tutje në shtimin e numrit të njohjeve, anëtarësimin në strukturat euro-atlantike dhe në organizata ndërkombëtare.

 “Homologut tim, Andrej Plenkovic, i kërkova mbështetjen kroate për zhvillimin ekonomik si dhe për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare të vendit tonë. Kroacia mund të jetë zë i fuqishëm i rajonit”.

Kryeministri kroat tha se Kroacia do të vazhdojë të jetë mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj euro-integruese dhe intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Kryeministri Haradinaj e ka ftuar për vizitë zyrtare në Kosovë homologun kroat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zidane: Real do të jap 150% të vetes në Mynih
Previous article Sekreti i lumturisë vetëm në disa hapa te thjeshtë

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT