• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPUR NË KRAH TË BASHËS/ Bardhi shkel rregulloren e brendshme mbi modalitet e procesit zgjedhor për kryetar të PD
Home
Politikë

HAPUR NË KRAH TË BASHËS/ Bardhi shkel rregulloren e brendshme mbi modalitet e procesit zgjedhor për kryetar të PD

7 June, 2021 F.autor Politikë

Teksa gara brenda Partisë Demokratike është në kulmin e saj, Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Gazmend Bardhi ka shfaqur hapur preferencat e tij.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Bardhi ka ripostur një takim të kreut aktual të PD, Lulzim Basha me demokratët, nga ku duket qartë se kë mbështet ai.

“Nga kjo garë do të dalim më të vendosur për të luftuar me gjithë forcën që kemi deri në largimin e regjimit Rama-Doshi. Për demokracinë, për Shqipërinë dhe për shqiptarët.”, shkruan ai.

A konsiderohet kjo një thyerje e rregullores së brendshme të PD, lidhur me procesin zgjedhor të kryetarit të ri?

Sipas pikës 3: Drejtuesit e strukturave të Partisë, në qendër dhe në bazë, duhet të qëndrojnë asnjanës në procesin zgjedhor.

Ata ushtrojnë të drejtën e tyre si anëtarë partie, duke shmangur çdo formë tjetër ndikimi mbi anëtarët e tjerë të Partisë.

Numri dy i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, duket se është në shkelje flagrante të rregullores së brendshme mbi modalitetet e procesit zgjedhor për kryetarin e  partisë, pasi sipas pikës 3, duhet të qëndronte asnjanës dhe të shmangte çdo formë tjetër ndikimi.

Lidhur me këtë qëndrim të Bardhit kanë reaguar edhe komentuesit të cilët i kërkojnë atij, të tregohet asnjanës dhe të shpërndajë mesazhet edhe të tre kandidatëve të tjerë.

“Z.Bardhi!Per te qene korrekt, publiko dhe ndonjë thënie të z.Shehaj, të paktën! Nuk po them për Kadillin apo Harxhi-n, edhe pse do ishte e drejtë!”, shkruan komentuesi.

Por Bardhi duket i vendosur në qëndrimin dhe mbështetjen e tij ndaj Bashës, duke thënë se mesazhet e 3 kandidatëve të tjerë të cilët sipas tij, kanë pranuar humbjen në zgjedhjet e 25 prillit, janë mesazhe që ai nuk mund t’i publikojë.

“Nëse do të ketë ndonjë mesazh për të cilin unë do të kem të njëjtin mendim do ta publikoj patjetër! Mesazhin që Edi Rama ka fituar zgjedhjet (që për fat të keq është e vetmja alternativ që po dëgjoj nga tre kolegët e tjerë në këtë garë) nuk e publikoj dot sepse unë kam tjetër mendim dhe jam dëshmitarë, bashkë me mijëra demokratë të qarkut Elbasan, që në 25 Prill nuk ka ndodhur kjo! Të përshëndes”, i kthehet komentuesit Bardhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Goditje e rëndë për FIFA dhe UEFA, nuk mund t’i ndëshkojnë themeluesit e Super League
Previous article "E TURPSHME QË E MBYLLËM KËSHTU"/ Përgatitet për një aventurë të re, mbrojtësi i Kombëtares gati të ndryshojë ekip

F.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT