• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPJA E NEGOCIATAVE/ Ruçi, Balla dhe Hajdari vizitë në Holandë për “dritën jeshile”
Home
Politikë

HAPJA E NEGOCIATAVE/ Ruçi, Balla dhe Hajdari vizitë në Holandë për “dritën jeshile”

20 May, 2019 k.autor Politikë

Në 16 prill parlamenti holandez votoi për rikthimin e vizave për shqiptarët me pretendimin se numri i shqiptarëve të përfshira në veprimtari kriminale ishte rritur. Teksa ky votim nuk ka vënë ende në lëvizje asnjë mekanizëm të Bashkimit Evropian që mund të rrezikojë udhëtimin pa viza, Holanda do të duhet të marrë një vendim tjetër përcaktues për Shqipërinë. Vota e 19 qershorit në Këshillin e Ministrave të BE-së për hapjen e negociatave për vendin tonë.

Për të siguruar një dritë jeshile nga Mbretëria e Vendeve të Ulta, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci po kryen një vizitë tre ditore në Hagë, me qëllim bindjen e Holandës të votojë pro vendit tonë. Takimet e Ruci fillojnë të hënën e mbarojnë të mërkurën. Axhenda nis me një takim informativ me ish-ambasadorin holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch, i cili ka kundërshtuar parlamentin e tij, duke thënë se shqiptarët nuk janë të gjithë kriminelë e nuk mund të futen të gjithë në një thes.

Mëngjesin e së martës, Gramoz Ruci do ta nisë me një takim me Kryetaren e Dhomës së Dytë të Parlamentit holandez, Kadija Arib. Pasditen e së martës, Ruci dhe delegacioni që e shoqëron atë, kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla dhe kryetarja e grupit demokrat në parlamenti Rudina Hajdari do të zhvillojë një seancë dëgjimore me komisionin e Çështjeve evropiane, komision i cili do të përcaktojë vendimin e Holandës ndaj Shqipërisë.

Të mërkurën, kryetari i Kuvendit do ta kohet me Kryetaren e Senatit Holandës, Ankie Brokers – Knol dhe me senatorë holandezë. Pavarësisht përpjekjeve të Shqipërisë, Holanda nuk do ta thotë fjalën e saj të fundit përpara se të dalë Raporti i Komisionit Evropian në 29 maj dhe vendimin përfundimtar do ta shohim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendet të BE-së në 19 qershor, ku nuk përjashtohet skenari që vendimi për Shqipërinë të mos shqyrtohet fare, për tu shtyrë për në shtator ose dhjetor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELVANA SHKOI ME TAKA NË PLAZH/ Moderatori i njohur e ironizon: Kur të kap nervishiatiku (FOTO)
Previous article ELEGANT DHE MUST/ Rripat e mesit" aksesori trend i sezonit që po çmend vip-et

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT