Gjatë takimit me homologun kroat dhe Andrej Plenković, Kryeministri Rama tha se Shqipëria pret në qershor hapjen e negociatave për të cilat shumica e vendeve të BE ka dhënë pëlqimin që në qershor. “Ajo që ne presim nga Brukseli qershorin e ardhshëm është ajo që meritonim të merrnim qysh në këtë qershor dhe është ajo që kërkon Kroacia dhe që ka kërkuar shumica dërrmuese që në qershor të hapim negociatat me BE”, tha Rama.
Teksa vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, Rama bëri të ditur se Kroacia dhe Shqipëria kanë nënshkruar një sërë marrëveshjes sin ë sigurinë kufitare, tregtinë etj. “Nënshkrimi I sotëm përbën një tjetër marrëdhënie që ka qenë gjithnjë strategjike që në krijimin e Kroacisë së re modene dhe pastaj në hapat e mëtejshëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës, me hyrjen e Shqipërisë në NATO etj
Dhe sot ne po ashtu vumë theksin për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe sëbashku vitin e ardhshëm do të organizojmë një forum të biznesit kroat dhe shqiptar për të nxitur ndërveprimet tregtare. Do të forcojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Sot u nënshkrua një deklaratë për forcimin e kufijve, do të ndërveprojmë më shumë kundër emigracionit të paligjshëm”, tha Rama.


