• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPJA E NEGOCIATAVE ME SHQIPËRINË/ McAllister: BE duhet të mbajë premtimet
Home
Politikë

HAPJA E NEGOCIATAVE ME SHQIPËRINË/ McAllister: BE duhet të mbajë premtimet

6 May, 2021 F.autor Politikë

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister deklaroi sot se Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimet e tij siç është hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut apo liberalizimin e vizave me Kosovën.

McAllister ishte i pranishëm në Konferencën online “State of the Union 2021”, organizuar nga Instituti i Universitetit Europian në Firenze të Italisë, ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Duke folur online nga Brukseli, McAllister u shpreh se “ne shpesh flasim për rezultatet që duhet të tregojnë vendet e Ballkanit Perëndimor që dëshirojnë të bëhen shtete anëtare. Pra të gjitha kriteret, politike ekonomike dhe ato që kanë të bëjnë me legjislacionin, gjyqësorin, por unë dëshiroj të flas dhe për përgjegjësinë e BE. Është besueshmëria jonë, kredibiliteti ynë, i cili varet nga mundësia që ne kemi që të funksionojmë si në mënyrë efikase si komunitet, natyrisht në bazë të dis vlerave dhe rregullave të dakordësuara bashkërisht. Dhe jo vetëm brenda BE-së, por edhe jashtë tij, pa standarde të dyfishta”, u shpreh McAllister.

“Koherenca, sundimi i ligjit, pajtimi, solidariteti këto janë themelet mbi të cilat është bazuar fuqia e butë e BE. Po këto mund të minohen. Fragmentarizimi, po ashtu edhe recensioni demokratik, ose fushata si keq informimi, të gjitha këto japin një perceptim tjetër, edhe ndoshta pikërisht politikën e zgjerimit”, theksoi McAllister.

“Ajo që shoh në mënyrë kritike janë edhe vonesa në përmbushjen e atyre premtimeve që janë bërë nga vetë shtetet anëtare të BE. Kjo nuk ndihmon besueshmërinë, kolektive të BE. Dhe këtu dëshiroj që të përmend, premtimin që i është bërë Kosovës, për lëvizjen pa viza, liberalizimin e vizave, si dhe premtimin për të filluar po ashtu negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë”, tha McAllister.

Pra, shtoi ai, “edhe ne duhet të tregojmë rezultatet tona, duhet të mbajmë premtimet tona. Dhe shpresoj shumë që ne në këtë mandat të vijojmë duke çelur kapituj të tjerë me Serbinë dhe Malin e Zi dhe më pas edhe çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

I pyetur nëse do të lejohen të marrin pjesë përfaqësues nga Ballkani Perëndimor në Konferencën për të ardhmen e Europës McAllister tha se, “gjithmonë kam argumentuar në mënyrë shumë aktive që duhet të përfshijmë absolutisht 6 vendet tona partnere të Ballkanit Perëndimor dhe duhet të kemi një lloj angazhimi, një lloj pjesëmarrjeje të përfaqësuesve të shoqërive civile dhe parlamenteve të këtyre vendeve. Në fakt nuk jam përgjegjës për organizimin e kësaj Konference, por na duhet t’i kemi me vete. Dhe ju them pse. Është Konferencë për të ardhmen e Europës dhe ne duam që Ballkani Perëndimor, vendet e tij të bëhen pjesë e familje sonë të kombeve në të ardhmen. Kështu që është kuptimplotë nëse ne po diskutojmë të ardhmen e Europës sesi do duket ajo për 20-25 vjet, atëherë duhet të kemi tashmë përfaqësues nga anëtarët e ardhshëm”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHMANGNI HISTORINË"/ Rama THIRRJE BE: Mund të kthehet në shpërthim për të gjithë procesi i...
Previous article "UNË JAM I LUMTUR PA FUTBOLL"/ Roberto Baggio habit me deklaratën: Të jesh në kontakt me…

F.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT