• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPJA E NEGOCIATAVE/ Maqedonia e Veriut merr garanci nga Merkel për datën
Home
Rajon

HAPJA E NEGOCIATAVE/ Maqedonia e Veriut merr garanci nga Merkel për datën

21 June, 2019 Lubjana.autor Rajon

Maqedonia e Veriut ka marrë garanci me shkrim për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit në tetor. Pas deklaratave të kryeministrit Zoran Zaev, edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, u zotua se do të bëjë çdo gjë të mundur për të caktuar një datë për fillimin e bisedimeve. Ndërsa për Shqipërinë nuk ka asnjë vendimmarrje.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u zotua se do të bëjë çdo gjë të mundur për të caktuar një datë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut në tetor.

Duke folur nga Brukseli pas samitit të udhëheqësve të BE-së, kancelarja tha se ishte çështje javësh.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve Merkeli tha se krerët e BE-së kishin diskutuar të enjten për Maqedoninë e Veriut.

Merkel: Do të bëj gjithçka që mundem për një vendim pozitiv për shkak se Maqedonia e Veriut ka bërë një punë shembullore me arritjen e ‘Marrëveshjes së Prespës’ dhe ne kemi biseduar për këtë. Është çështje e javësh, me të vërtetë, përkushtimi ynë qëndron dhe sa më takon mua, do të përdor të gjithë peshën time politike për këtë.

Para samitit të udhëheqësve të BE-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, deklaroi se vendi ka marrë garanci me shkrim për çeljen e negociatave në tetor.

Ndërsa për Shqipërinë nuk ka asnjë vendimmarrje. Ministri i Jashtëm rumun, George Ciamba, vendi i të cilit mbajti kryesimin e radhës së Këshillit të BE-së, tha se kriza politike në Shqipëri ka ndikuar te disa vende anëtare.

Ciamba: Kur është fjala për Shqipërinë, konflikti i brendshëm politik është pengesë kryesore për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në dhe kriza po ndikon në vlerësimin e disa shteteve anëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË MËGJES BANKIER, PASDITE SI TRAJNER I EKIPIT AMATOR/ Ja pse Sarri braktisi kostumin për tutat
Previous article MIRA KAZHANI/ Keq është, do bëhet edhe më keq, që të bëhet më në fund mirë!

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT