Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në raport evidentohet se Shqipëria ka avancuar në axhendën e saj europiane dhe nënvizohet veçmas ecuria e reformës në drejtësi.
Ky lajm i shumëpritur është përshëndetur thuajse nga të gjithë faktorët e rëndësishëm që kanë kontribuar në vendim, si dhe nga maxhoranca e vendit përveç opozitës dhe Presidentit të Republikës.
Në kampin e PD dhe LSI, një heshtje ka “pllakosur” ku nuk ka thuajse asnjë reagim qoftë edhe për të thënë se ky raport, sipas tyre, ka të meta… Ashtu siç opozita kërkon ti gjejë gjithnjë “me lupë”.
Nga ana tjetër, i vetmi “hall” që ka Presidenti Meta dhe ish kryeministri Berisha lidhet me Kosovën.
Në postimin e fundit, Berisha konsideron një arritje të vecantë për rajonin, iangurimin e autostradës Prishtinë-Shkup. Më pas ndërkohë që kryeministri Rama zhvillon konferencë për shtyp me ambasadorin e BE Sorecan, Berisha poston një video gjate takimit me një kengetar duke injoruar edhe këtë herë raportin.
Nje arritje e veçante per Kosoven dhe rajonin!Miq, sot Kosova inauguron autostraden Prishtine – Shkup (Hani i Elezit) nje kryeveper e infrastruktures me nje impakt te madh per zhvillimin e Kosoves por ndikim te qarte ne bashkepunimin midis Kosoves dhe Maqedonise dhe rajonit ne teresi. Perfundimi i saj shnderron Kosoven ne vendin me infrastrukturen rrugore me moderne te rajonit. Autostrada Prishtine – Hani i Elezit ka nje gjatesi pre 60 km, dy tunele dhe uren me te gjate te rajonit. Ndertimi i saj filloi kater vite me pare nga Bechtel Enka dhe kushtoi 700 milione euro.Me kete rast, nje urim te perzemert miq per popullin dhe autoritetet e Kosoves per kete arritje te madhe!ps: Po rikujtoj ketu se ne kohen qe ne kater vite Kosova nderton ne kryeveper te tille te infrastruktures rrugore, Edvin Kristaq Mashtrimi ndertoi ne Shqiperi ne 6 vite te narkoqeverise nje lum me te gjate se Nilin ne marshtrime, shpifje dhe trillime, droge dhe krime.Por me konkretisht ne keto 6 vite ai nuk perfundoi dot, per shkak te vjedhjeve, 7 km te mbetura te pa perfunduara te segmentit Ibe – Farke te Autostrades Tirane – Elbasan qe duhet te perfundonin ne fund te vitit 2013. Ai tenderoi per se dyti dhe se treti per shkak te vjedhjeve Baypsin e Fierit filluar ne vitin 2012 qe duhet te perfundonte ne vitin 2015, ai nuk perfundoi dot baypasin e Vlores te filluar punimet ne fund te vitit 2010 dhe qe duhet te perfundonte ne vitin 2016. Vidh e vidh nuk ka te sosur ai nuk perfundoi dot rrugen Qukes – Qaf Plloçe, e cila filloi ndertimin ne vitin 2012 dhe duhet te perfundonte ne vitin 2015. sb
Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 29. Mai 2019
Nga ana tjetër, Ilir Meta po me anë te nje postimi ne formen e fotos shkruan se dialogu Serbi-Kosovë është përgjegjësi vetëm e Kosovës.
Nuk pritej që nga opozita të kishte reagim me falenderime, por siç e shprehu edhe kryeministri Rama në konferencën per shtyp, ky është momenti ku duhet punuar për Shqipërinë dhe jo për partinë!
Përgatiti: AlpeNews.al