• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPJA E NEGOCIATAVE/ Deputetët e Parlamentit Europian pro propozimeve për antarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Home
Politikë

HAPJA E NEGOCIATAVE/ Deputetët e Parlamentit Europian pro propozimeve për antarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

11 February, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Deputetët e Parlamentit Europian i kanë mbështetur të mërkurën propozimet e reja të Komisionit Europian për reformën e procesit të zgjerimit të BE me vende të tjera.

Kjo reformë u bë e nevojshme pas këmbënguljes së Francës, se para zgjerimit me vende të tjera e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të kryhet njëherë reforma e procesit nga vetë BE. Propozimet e reja duket se mirëpriten tani nga eurodeputetët.

Eurodeputetja hungareze, Kinga Gal nga grupi i parlamentar i partive popullore (EVP) u shpreh të hënën (10.02) në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, se këto propozime janë një urë për të zgjidhur problemin e negociatave të ngecura me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Kurse i ngarkuari i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se procesi i negociatave duhet të bëhet më i besueshëm. Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchuk nga grupi parlamentar liberal Renew në plenumin e Strasburgut theksoi, se metodologjia e re tani duhet të sjellë dinamikë në procesin e negociatave dhe jo ta bëjë procesin më të komplikuar.

Belgien l Europaparlament befragt Ersatzkandidaten für von der Leyens EU-Kommission – Oliver Varhelyi

Procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE ishte temë bisedimi edhe në vizitën e kryeministrit hungarez, Viktor Orban me kancelaren Merkel të hënën në Berlin.

Merkel dhe Orban përforcuan qëndrimin, se samiti i BE-së në mars duhet të japë sinjalin e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Orban nga ana e tij kërkoi që të përfundojnë bisedimet e anëtarësimit me Serbinë. “Bisedimet me Serbinë duhet të përshpejtohen dhe të përmbyllen” tha Viktor Orban para takimit me kancelaren Merkel. “Vetëm kështu mund të arrihet stabilizimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor.”

Çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u bllokua në vjeshtën e vitit të kaluar për shkak të vetos franceze. Presidenti francez, Macron kërkoi reformimin e procesit.

Tani propozimi i ri i Komisionit parashikon që 35 kapitujt e anëtarësimit të ndahen në gjashtë grupime tematike. Negociatat do duhet të fillohen tek të gjashtë tematikat. Me këtë Komisioni Europian shpreson që të ketë sukses çelja e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut në samitin e BE në Maj në Zagreb./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA CITON DIJETARIN ISLAM EL-SHA'RAAVI/ "Nëse s’mund ta thuash të vërtetën, të paktën mos i duartrokit gënjeshtrës"
Previous article 3 ASIST DHE NJË PENALLTI E FITUAR/ Talenti Armando Broja dhuron spektakël te Çelsi (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT