• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPJA E NEGOCIATAVE/ Cakaj: Axhenda e zgjerimit është funksionale, prania e BE në rajon po bëhet gjithnjë e më e fuqishme
Home
Politikë

HAPJA E NEGOCIATAVE/ Cakaj: Axhenda e zgjerimit është funksionale, prania e BE në rajon po bëhet gjithnjë e më e fuqishme

24 March, 2020 k.autor Politikë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj e konsideroi vendimin për hapjen e negociatave si një arritje të madhe të Shqipërisë, por edhe një lajm me peshë të veçantë politike për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë një komunikimi me mediat, Cakaj nënvizoi se vendimi i ditës së sotme vjen pas tre raporteve të njëpasnjëshme të Komisionit Evropian, që kanë dëshmuar rezultatet e mëdha në reformat e pashembullta të Shqipërisë dhe miratimit të metodologjisë së re të negociimit, si kërkesë e veçantë e disa vendeve anëtare të BE-së.

“Pas disa shtyrjeve të vendimeve për t’i nisur bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sipas meritave të tyre, vendimi i sotëm dëshmon edhe njëherë se axhenda e zgjerimit është funksionale dhe se prania e Bashkimit Evropian në rajon po bëhet gjithnjë e më e fuqishme. Rezultati i sotëm është kurorëzim i arritjeve të shumta të Shqipërisë dhe në të njejtën kohë hapje e kapitujve të detyrave të reja për të gjithë ne.”- theksoi Kryediplomati në fjalën e tij.

Sa i përket zhvillimit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Cakaj bëri me dije se në përputhje me qëndrimin zyrtar të Bundestagut gjerman, mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare është kushtëzuar me mbylljen e reformës zgjedhore, funksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese, vazhdimin e plotësimit të vakancave të tjera në gjyqësor dhe përfundimin e procesit të themelimit të strukturave të posacme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Për më tepër, Cakaj shprehu angazhimin për të plotësuar me efiçencë të plotë këto kushte, pavarësisht se këto detyra, sipas Kryediplomatit, nuk vënë aspak në pikëpyetje as faktin e hapjes së bisedimeve, as nuk ngarkojnë përmbajtjen e vendimit të sotëm për Shqipërinë.

Në përfundim të fjalës, Ministri në detyrë Cakaj shprehu mirënjohjen për të gjithë Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për vendimin e sotëm, po ashtu edhe për të gjithë bashkëpunimin e mbështetjen e pakursyer që i kanë dhënë Shqipërisë, gjatë gjithë kësaj periudhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Bundesliga shtyn sërish datën e rifillimit? Ja ideja e re
Previous article E BUJSHME/ Juventus gati 110 milionë euro për yllin e Premier League... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR TË PREMTEN TE PALLATI I BRIGADAVE/ Zbardhet AGJENDA e takimit Breaking News

RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR TË PREMTEN TE PALLATI I BRIGADAVE/ Zbardhet AGJENDA e takimit

“FLAMINGOT MË KANË BËRË TË MENDOJ THELLË”/  Rama nuk heq dorë nga Paketa e Maleve: Do të jetë histori suksesi Politikë

“FLAMINGOT MË KANË BËRË TË MENDOJ THELLË”/ Rama nuk heq dorë nga Paketa e Maleve: Do të jetë histori suksesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT