Floriana Garo ka qenë një tjetër folëse e hapjes së fushatës së Partisë Demokratike.
“Lulzim Basha është një nga njerëzit që e duan më shumë në Shqipëri.
Unë e kam parë duke punuar deri në orët e vona të darkës, bashkë me ne.
Nuk e kam parë asnjëherë të lodhur, por gjithmonë entuziast.
E kam parë të zhvillojë bashkëbisedime me drejtuesit europianë, dhe e kam parë si e shihnin ata me admirim Lulzim Bashën.
Unë e kam parë Lulzim Bashën si i sheh në sy shqiptarët.
Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për ndryshim, i vetmi që mund ta sjellë këtë ndryshim është ai, Lulzim Basha”, tha Garo.


