• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPET URGJENCA NË SPITALIN E RI/ Manastirliu: Spitali Qendror 100% funksional me standarde evropiane
Home
Politikë

HAPET URGJENCA NË SPITALIN E RI/ Manastirliu: Spitali Qendror 100% funksional me standarde evropiane

27 April, 2023 s.autor Politikë

Hapet Urgjenta Polivalente në Spitalin Qendror, duke përmbyllur transferimin e shërbimeve spitalin e ri në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, I cili tashmë është plotësisht funksional me të gjitha shërbimet për trajtimin e urgjencave dhe sëmundjeve të brendshme, sipas standarteve bashkëkohore.

“Tashmë bëhet funksional i gjithë Spitali Qendror, me integrimin e Urgjencës Polivalente që e kishim lënë në fazën e fundit, hyrjen dhe fillimin e funksionimit të saj. Sepse donim që të gjithë shërbimet e tjera, katërmbëdhjetë shërbimet të ishin të integruara së pari në këtë spital. Me fillimin e punës në shërbimin e urgjencës polivalente, që tashmë i ka hapur dyert dhe po pret e trajton pacientë, ne kemi arritur në 100% të shfrytëzimit të kapaciteteve të këtij spitali”, – tha Ministrja Manastirliu gjatë inspektimit të shërbimit të urgjencës në spitalin e ri.

Në bashkëbisedim me mjekët e shërbimit të urgjencës, Ministrja Manastirliu foli për riorganizimin e shërbimit dhe përmbylljen e ciklit të ofrimit të shërbimit për qytetarët brenda një structure spitalore, siç është spitali ultramodern që ka hapur dyert në qendrën më të madhe spitalore në vend.

“Tani ndiqen rregullat e triazhimet sipas kodeve të përcaktuara dhe këtu lehtësia është maksimale sepse janë bokse të përcaktuara, kemi të gjitha aparaturat e shtuara si në kapacitete të tilla, që monitorimi edhe ekzaminimet të bëhen në kohë reale dhe sigurisht më pas rrugëtimi i pacientit brenda sktrukturës spitalore, i cili do të ndiqet nga ju si mjekë, por edhe nga mjekët e shërbimit të gjithë spitalit qendror që ne e kemi në të njëjtën godinë dhe kjo është një lehtësi e madhe”,- tha Manastirliu.

Duke folur për trajtimin e urgjencave kardiake, Manastirliu nënvizoi se Shërbimi Hemodinamikës në QSUT në Spitalin Qendror dhe në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në koordinim me Urgjencën Kombëtare, do të trajtohen më së miri.

“Që në momentin që një suspekt akut i infarktit të miokardit niset, lajmërohet Urgjenca Kombëtare dhe lajmëroheni dhe ju, kombinimi dhe organizimi me Urgjencën Kombëtare, me Urgjencën Polivalente e njëjtë edhe me Urgjencën e Senatoriumit tani që do të hapë edhe shërbimin 24 orë për ditët e hëna edhe deri në drekë çdo ditë, besoj që kjo do ta përmirësojë punën në të gjithë aspektet “,- nënvizoi Manastirliu.

Transferimi i shërbimeve drejt spitalit të ri është përmbyllur me transferimin e Shërbimit të Urgjencës Polivalente e cila do të ofrojë shërbim me standarde bashkëkohore për pacientët. Urgjenca Polivalente në QSUT pret rreth 100 mijë pacientë në vit.

Spitali Qendror, ultramodern, tashmë do të ofrojnë kujdes shëndetësor me 14 shërbime mjekësore spitalore të specializuara si kardiologjia, nefrologjia, hematologjia, gastrohepatologjia, mjekësia interne, endokrinologjia, dermatologjia, reumatologjia, alergologjia, urgjenca dhe imazheria me kapacitet 345 shtretër. Spitali Qendror i vendosur në funksion 100 për pacientët dhe stafet mjekësore është vepra më e madhe infrastrukturore në shëndetësi në 30 vitet e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRON PERËNDIMIN/ Rusia: Mos na sfidoni për armët bërthamore. Jemi të vendosur nëse…
Previous article SHBA/ Gjykata e Apelit i hap rrugën dëshmisë së ish-nënpresidentit Pence për 6 janarin

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT