• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HAPET QENDËR AKANDI PËR KRAPIN E SHIROKËS/ Drejtori: Peshkatarët e paligjshme s’lejohen të shesin këtu. Peshku del…
Home
Sociale

HAPET QENDËR AKANDI PËR KRAPIN E SHIROKËS/ Drejtori: Peshkatarët e paligjshme s’lejohen të shesin këtu. Peshku del…

26 May, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Në Shirokë është ngritur një qendër ankandi për tregtimin e peshkut. Kjo pikë grumbullimi e licencuar synon të rrisë cilësinë e ruajtjes dhe tregtimit si dhe u vjen në ndihmë 210 subjekteve në zonë.

Kjo është qendra e ankandit të peshkut e ngritur së fundmi në Shirokë. Këtu peshkatarët sjellin krapin e zënë në liqen, për ta shitur tek tregtarët që vijnë nga të gjitha anët e vendit. Që në orët e para të mëngjesit e gjithë sasia e krapit është shitur, ndërsa në mesditë vaskat janë të boshatisura.

Report Tv ka qenë pranë kësaj qendre të ngritur së fundmi nga organizata e menaxhimit të peshkut në Shkodër. Drejtori, Arjan Çinari tregon si lindi ideja për të grumbulluar gjithë peshkun e Shirokës në një pikë të vetme grumbullimi.

“Lindi si ide nga vetë peshkatarët nga nevoja e një tregu. Duke parë edhe abuzimet e tregtarëve me peshkatarët, organizata e menaxhimit mori këtë nismë me fondet e saj dhe të ministrisë së Bujqësisë”, tha Çinari.

Çinari shprehet se peshku del nga kjo qendër është me certifikatë veterinare, ç’ka garanton cilësinë.

“Cilësia këtu është e garantuar. Çdo tregtar që shet peshk është i detyruar të tregojnë certifikatën e origjinës. Se mund të vijë peshk agrokulturë dhe shitet si peshk i liqenit të Shkodrës, pra e konkurron ne çmim, por kjo specie (e kultivuar) nuk është kurrë si krapi i egër që rritet në liqenin e Shkodrës”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër synohet te luftohet tregtia e paligjshme.

“Peshkatarët e paligjshme nuk do të lejohen të shesin në këtë qendër. Ata nuk do të pajisjen me certifikate veritare dhe do mbeten të zbuluar ne treg”, përfundon Çinari.

Ankandi i Peshkut në Shirokë u shërben rreth 210 subjekteve dhe është një investim prej 43 milion lekesh i Organizatës së Peshkimit dhe Ministrisë së Bujqësisë. Kapaciteti është për 5 ton peshk, por mesatarja e krapit që kapet në Shirokë është rreth 2 ton në muaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT E METËS/ Ambasada gjermane: Ne mbështesim reformat, vendimet i marrin institucionet shqiptare
Previous article SHIKONI GISHTIN E UNAZËS/ Mësoni sa imunitet keni ndaj koronavirusit

s.autor

Postime të ngjashme

U MBYT NË LIQENIN E ULZËS DY DITË MË PARË/ Nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit Aktualitet

U MBYT NË LIQENIN E ULZËS DY DITË MË PARË/ Nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

HETIME PËR FALSIFIKIM DOKUMENTASH NË KADASTRËN E DIBRËS/ Prokuroria lëshon 14 masa sigurie, përfshirë dhe ish-kandidati i PS Aktualitet

HETIME PËR FALSIFIKIM DOKUMENTASH NË KADASTRËN E DIBRËS/ Prokuroria lëshon 14 masa sigurie, përfshirë dhe ish-kandidati i PS

FOTOLAJM/ Flamingot ‘vijnë’ në protestë, paradë para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Flamingot ‘vijnë’ në protestë, paradë para kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT