• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT E METËS/ Ambasada gjermane: Ne mbështesim reformat, vendimet i marrin institucionet shqiptare
Home
Politikë

AKUZAT E METËS/ Ambasada gjermane: Ne mbështesim reformat, vendimet i marrin institucionet shqiptare

26 May, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Edhe pse Presidenca ishte kujdesur ta fshinte me stilolaps, në mesazhet e publikuara mbrëmjen e së hënës, shquhej qarte dhe emri i Ambasadës gjermane.

Mesazhet e mbërritura në adresë të kreut të shtetit, datonin në kohën kur në Gjykatë Kushtetuese zhvillohej beteja mes Arta Vorpsit dhe të zgjedhurës së presidentit, Marsida Xhaferllari.

Sipas Metës, nëpërmjet mesazheve faktohej ndërhyrja e diplomatëve të huaj në politikën shqiptare dhe reformën në drejtësi.

Ai akuzoi ndërkombëtarët se kanë ndihmuar Edi Ramën, për të kapur drejtësinë e re.

A2 iu drejtua Ambasadës gjermane për një reagim mbi këtë çështje.

“Gjermania mbështet reformat e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Reforma në drejtësi është një element qendror për forcimin e shtetit të së drejtës si dhe të pavarësisë dhe profesionalizmit të sistemit të drejtësisë.

Në mbështetjen tonë bën pjesë sigurisht dhe një shkëmbim i rregullt me partnerë shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Vendimet për zbatimin e agjendës së reformave merren në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vetëm nga institucionet përgjegjëse shqiptare, një pjesë e së cilave është krijuar pikërisht në kuadër të reformës në drejtësi”, thuhet në reagim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHIMI I SISTEMIT SHËNDETËSOR NË NORMALITET/ Manastirliu: 790 ndërhyrje në javën e parë në spitalet publike
Previous article HAPET QENDËR AKANDI PËR KRAPIN E SHIROKËS/ Drejtori: Peshkatarët e paligjshme s'lejohen të shesin këtu. Peshku del...

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën Politikë

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT