• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPET NJËSIA E SENOLOGJISË NË DURRËS/ Manastirliu: Shërbimi i plotë për kancerin e gjirit afër vendbanimit
Home
Shqipëri

HAPET NJËSIA E SENOLOGJISË NË DURRËS/ Manastirliu: Shërbimi i plotë për kancerin e gjirit afër vendbanimit

12 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Në spitalin rajonal të Durrësit ofrohet për herë shërbimi i plotë për sëmundjet e gjirit, duke filluar nga diagnostikimi, vendosja e diagnozës, shërbimi kirurgjikal, trajtimi dhe kujdesi paliativ.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inaguroi sot Njësinë e re të Senologjisë në spitalin e Durrësit, e shoqëruar nga ekipi i mjekëve të QSUT dhe deputetet e zonës.

“Ngritja e Njësisë së Senologjisë në spitalin e Durrësit, e para në një spital rajonal (pas QSUT) mundëson ofrimin e të gjithë ciklit të shërbimeve, 360 gradë, brenda këtij spitali, duke ofruar për herë të parë shërbimin e plotë afër vendbanimit për të gjithë qarkun e Durrësit, në mënyrë që gratë me kancer gjiri të mos kenë nevojë t’i drejtohen QSUT qoftë për konfirmimin e diagnozës apo për trajtimin e mëtejshëm të saj”, tha Manastirliu.

Njësia e re u mundësua falë investimeve në pajisje mjekësore, por edhe kualifikimit të ekipit të mjekëve të spitalit të Durrësit për ofrimin e shërbimit të plotë për sëmundjet e gjirit. Njësia e re e Senologjisë në spitalin e Durrësit, e pajisur me të gjithë aparaturat e nevojshme, mundëson krijimin e një bërthame të re në fushën e Onkologjisë, e cila për herë të parë do të mundësojë një konsultë multifunksionale që do të përbëhet nga mjekë të specialiteteve të ndryshme:  Mjek kirurg, mjek kirurg onkolog, mjek kirurg senolog, mjek radiolog, mjek onkolog kimioterapeut,  anatomopatolog, punonjës social, psikolog, infermier të dedikuar.

Ky shërbim i integruar është me rëndësi pasi jo vetëm shmang sorollatjet e pacientëve por edhe adreson më shpejt problematikat, pasi i gjithë cikli i shërbimit do të ofrohet brenda kësaj Njësie të re, e para pas QSUT-së, e cila mbetet një qendër reference për të gjithë vendin.

Hapja e Njësisë së re të Senologjisë vjen në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kur shërbimi për diagnostikimin e hershëm të sëmundjes po ofrohet me orar të zgjatur, për tju dhënë mundësi sa më shumë grave të kryejnë ekzaminimin e gjirit në Tiranë dhe në 9 spitale rajonale. Së bashku dhe me 2 mamografët e lëvizshëm shërbimi po ofrohet nga veriu në jug të vendit, duke e dyfishuar numrin e mamografive të kryera në rang kombëtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Halili me tone të ashpra: Nga sot nuk e bëjnë dot gazetarët formacionin, ja e vërteta e divorcit...
Previous article SA SEKSI QENKA! Jonida Vokshi prezanton vëllain: Gjysma ime e bukur (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT