• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
HAPET BIENALJA E 4-T NDËRKOMBËTARE E AKUARELIT/ 310 artistë nga 58 shtete ekspozojnë pikturat në Tiranë
Home
Kulturë

HAPET BIENALJA E 4-T NDËRKOMBËTARE E AKUARELIT/ 310 artistë nga 58 shtete ekspozojnë pikturat në Tiranë

15 March, 2021 s.autor Kulturë

Hapet Bienalja e 4-t Ndërkombëtare e Akuarelit, 310 artistë nga 58 shtete ekspozojnë pikturat në Tiranë

“Natyrë e qetë” është tema e Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit, që çeli në Tiranë edicionin e katërt. Këtë vit janë 310 artistë nga 58 vende të botës që prezantojnë punimet e tyre në bienale. Sipas organizatorëve tema “Natyra e qetë” është përzgjedhur për të kremtuar bukurinë e natyrës dhe jetës. Kuruar nga piktori Helidon Halitin dhe piktorja Ormira Lulani kjo ekspozitë është një event unik, që prezanton veprat origjinale të artistëve. Në Muzeun Historik Kombëtar anë veprat e 310 artistëve, mes tyre 150 profesionistë por edhe amatorë në këtë fushë, që prezantohen këto ditë në bienale.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite të veçantë kuratori i ekspozitës, piktori Helidon Haliti, në fjalën përshëndetëse falënderoi edhe institucionet që bënë të mundur organizimin e bienales. Sipas tij, së bashku me kuratoren Lulani vendosën si subjekt kryesor “Natyrën e qetë”, ku artistët sjellin botën e tyre shpirtërore, që kanë kaluar gjatë pandemisë.

Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarelit (IËS), z. Atanur Dogan mes të tjerave në fjalën e tij u shpreh se ndjen kënaqësi të veçantë sa here vjen në Shqipëri për organizimin e bienales. Ai e vlerësoi Shqipërinë për ndihmën që i jep artit. Sipas tij, me zhvillimin e artit zhvillohet dhe shoqëria duke u bërë më e shëndetshme.

Në fjalën e tij përshëndetëse Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, theksoi se për Muzeun Historik Kombëtar, është kënaqësi e veçantë që për të katërtin edicion të jetë mbartësi i kësaj bienale me tematika të ndryshme, të cilat kanë sjellë larmishmëri të ndryshme në artin shqiptar. “Kjo ekspozitë, e cila po realizohet në kohë kaq të vështira është një forcë tjetër mesazhi, që arti jep përballë vështirësive që ne mund të hasim në jetë. Kjo bienale është një vlerë e shtuar për kryeqytetin”, u shpreh drejtori Koçi.

Përgjatë aktivitetit u ndanë dhe disa çmime për artistët, të cilët kishin dhënë kontributin e tyre në bienale me punimet e tyre artistike. Bienalja këtë vit vjen me punë të artistëve nga 58 vende të botës, duke filluar nga vendet fqinje si Kosova, Italia, Greqia, Gjermania, Serbia, e duke vazhduar me vende të largëta si Australia,USA, Kanada, Kina, Rusia, Koreja e Jugut, El Salvador, Costa Ricca, e deri në Afrikën e largët.

Bienalja përmban emra të mjeshtërve botërorë, emra të njohur të akuarelit, si Alvaro Castagne, (Uruguai ) Sanislaë Zoladz ( Suedi ), Jose- Luis Corella (Spanje ), Eftim G. Risto ( Greqi), Atanur Doga (Kanada ), Hong Shan(Kine ), You Mee Park (Kore) La Fe (,Olga Litvinenko( Rusi) , etj. Por dhe artistë nga Shqipëria si piktori i njohur Skënder Kamberi, Ronald Runaj dhe emra të tjerë, që përfaqësohen me punët e tyre.

Kjo ekspozitë, e kthyer tashmë në një traditë, është një mundësi e shkëlqyer për të sjellë në Tiranë artistë nga më të mirët dhe për të promovuar pikturën me bojëra uji si dhe për të kthyer dhe njëherë vëmendjen tek zhanri i artit pamor në Shqipëri, edhe pse në kohëra të vështira të shkaktuara nga pandemia. Bashkëorganizatore, piktorja Ormira Lulani thotë se nuk mund të anulonin edicion e 4 të bienales, që me aq këmbëngulje e dëshirë e kanë çuar përpara. “Ishte e nevojshme të bënim diçka dhe të dilnim nga plogështia dhe “dëshpërimi”, që kishte kaptuar njerëzit. Vendosëm një temë të caktuar për bienalen, “Still Life”, natyrë e qetë. E pamë dhe e menduam këtë bienale si kremtimi i bukurisë dhe shkëlqimit të natyrës dhe jetës!”, shprehet Lulani.

Ky aktivitetet u bë i mundur falë bashkëpunimit të Shoqatës Kulturore VIZart, IËS Albania, si dhe me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës. Ministrisë së Kulturës, Muzeut Historik Kombëtar dhe Bankës Credins. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datë 24 mars 2021 dhe do të vizitohet sipas udhëzimeve dhe masave për parandalim e përhapjes së Sars-Cov 2.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK UA MERRTE MENDJA ASKUJT SE..."/ Denaj: 5 mijë euro grant për çdo emigrant të kthyer që hap biznes në Shqipëri
Previous article "E MOJ KUNATË..."/ Çiljeta publikon VIDEON me motrën e Albanit dhe mardhënia e tyre për t´u pasur zli

s.autor

Postime të ngjashme

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit 'Dimri i Fundit' Kulturë

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit 'Dimri i Fundit'

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut Kulturë

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT