• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HAPAT E GREQISË JANË KËRCËNIM”/ Erdogan rikthehet me një manifest nacionalist parazgjedhor
Home
Nderkombetare

“HAPAT E GREQISË JANË KËRCËNIM”/ Erdogan rikthehet me një manifest nacionalist parazgjedhor

12 April, 2023 s.autor Nderkombetare

Rexhep Tajip Erdogan i është rikthyer toneve nacionaliste, siç tregohet në manifestin parazgjedhor që u shpërndau deputetëve kandidatë të partisë së tij, përpara zgjedhjeve të 14 majit në Turqi.

Në manifest, Erdogan deklaron se Egjeu dhe Mesdheu Lindor janë shtyllat kryesore të “Atdheut Blu”.

“Egjeu dhe Mesdheu Lindor janë një nga shtyllat kryesore të Atdheut tonë Blu dhe aty do të mbrojmë interesat legjitime të vendit tonë si dhe të “TRDB”-së duke përdorur të gjitha aftësitë tona. Hapat e Greqisë që shkelin ligjin dhe traktatet ndërkombëtare kërcënojnë sigurinë e Turqisë në Egje dhe në Mesdhe. Konkurrenca rajonale energjetike po rritet”, thuhet në manifestim, raporton SKAI.

Në të njëjtin manifestim, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) thekson se ishujt nuk kanë një shelf kontinental, i cili është shpallur në OKB.

“Ne i deklaruam OKB-së kufijtë e jashtëm të shelfit tonë kontinental. Në datën 13 nëntor 2019, në njoftimin që kemi bërë në OKB, kemi deklaruar se kufijtë tanë detarë shtrihen deri në kufirin e ujërave territoriale të ishujve që ndodhen në zonë. Ne deklaruam se ishujt nuk mund të kenë një ndikim që pengon shelfin tonë kontinental. Më 18 mars 2020, ne informuam OKB-në për kufijtë e jashtëm të shelfit tonë kontinental në Mesdheun Jugor”, vëren ai.

“Kam arritur ta kthej Hagia Sophia në xhami”

Në shënim, presidenti turk përsëriti kënaqësinë e tij për shndërrimin e Hagia Sophia në xhami.
“Në të kaluarën thoshin ‘se kjo gjë nuk bëhet, nuk guxojnë’. Ne dëshmuam se gjithçka mund të bëhet. Ka shembuj të tillë si humbja e puçistëve deri te rihapja e Hagia Sophia si xhami dhe operacionet përtej kufijve.

Në të njëjtën kohë, një admiral turk në pension komentoi se aeroplanmbajtësja e nisur pak ditë më parë është diçka tjetër.

“Në fakt kjo nuk është një aeroplanmbajtëse. Është një anije operacionesh amfibe. Nëse shikoni se çfarë është shkruar në anije shkruan L 400. Është shkronja e parë e fjalës Landing. Këtu po flasim për mjetin zbarkues. Ekziston një platformë fluturimi. Unë e kam nisur këtë projekt dhe nuk ka njeri që e di më mirë. Tani na thuhet se është një anije dronesh. Ti e di çfarë është kjo, është si të të thonë ‘nuk na ka mbetur pantallona, ​​hajde t’ju japim një këmishë’! Në betejat detare dhe në plane nuk ka një anije të tilla”, tha admirali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "REZULTAT I JASHTËZAKONSHËM"/ Por Guardiola nuk feston. Tuchel: E padrejtë
Previous article I SHOQËRUAR NGA YURI KIM/ Escobar i shkon në zyrë Alibeajt. Ja për çfarë do të flasin

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT