• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HAP THESIN”/ Habit Basha në Lezhë: Mos ikni pa më votuar mua si kryeministër, u jap 200 mijë lekë…
Home
Politikë

“HAP THESIN”/ Habit Basha në Lezhë: Mos ikni pa më votuar mua si kryeministër, u jap 200 mijë lekë…

3 December, 2020 F.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në një fasoneri në Lezhë. Gjatë bisedës me administratoren Brunilda Shytaj, Basha u njoh me situatën e këtij biznesi, që ka reduktuar numrin e punonjësve, pasi e ka të pamundur të paguajë pagat e tyre.

Kryetari Basha tha se qeveria e ardhshme do të jetë në krah të qytetarëve dhe sipërmarrjes.

“Ju jeni shembull! Ju jeni shembull që qeveria e ardhshme do ta inkurajojë, që të tregojë dhe për emigrantët e tjerë, që duan të investojnë të ardhmen e tyre, ëndrrat e tyre, kapitalin e tyre, që në Shqipëri mund t’ia dalin, jo që në Shqipëri nuk i dilet, se përndryshe vendi s’ka të ardhme. S’mund të vazhdohet kështu”, tha kreu i PD.

“Janë 7 vite që vazhdohet kjo mënyrë. Tani ka ardhur momenti t’i themi boll dhe të hapim një rrugë të re, të fillojmë ndryshimin. Është në dorën tonë. Shumica absolute e shqiptarëve e duan këtë ndryshim. Është në dorën tonë ta bëjmë të mundur. Jam i sigurt, në qoftë se ne nuk krijojmë disa kushte bazë, ju s’keni asnjë arsye të largoheni”, u shpreh Basha.

Basha iu rikthye edhe njëherë planit të propozuar prej tij, që synonte të ndihmonte biznesin dhe qytetarët.

“Ky është plani ynë. T’i japim çdo sipërmarrësi 200 mijë lekë të vjetra për çdo punonjës që rikthen në punë. Për shembull në qofte se ti ke pasur 40 dhe ke hequr gjysmën apo më shumë të marrësh 200 mijë lekë të vjetra për këdo nga ata që do rikthesh në punë për 6 muaj.

Pra, kjo është ndihma e parë. Ndihma e dytë që mund t’ju japim është akses në kredi me garanci nga shteti, me një interes jo më të lartë se 2%, ku bie fjala për shpenzime operative apo investime kapitale. Në qoftë se ju duhet për të marrë borxh, për të marrë rrogat e punonjësve, 0%”, tha Basha.

Pronaraja e biznesit është shprehur se ka jetuar në Itali për 20 vite dhe ka ardhur në Shqipëri dhe ka hapur biznesin, por që tani do të kthehet sërish në vendin fqinj, pasi nuk ja del me të ardhurat.

Basha është shprehur se qeveria e tij ka një plan për të ndihmuar të gjitha bizneset, si dhe për të mbajtur emigrantët e kthyer në vendin e tyre.

Pronarja: Kemi ardhur nga emigrimi do të rikthehemi në janar. Këto janë kushtet e vështira do kthehemi prap. S’ka të ardhura do kthehmi atje ku e nisëm. Unë kam jetuar 20 vite në Itali, erdhëm hapëm biznesin, por është e vështirë.

Basha: Lulzim Basha: Jo, ne do të largojmë të keqen dhe do të bëjmë gjithçka që ju që jeni kthyer këtu, mos t’ju shkojë dëm sakrifica. Të keni mundësinë të punoni e të prodhoni e të mbani njerëzit në punë dhe ta bëjmë Shqipërinë vendin më atraktiv për investimet e tjera, jo të largojmë këto investime që na kanë ardhur.

Puronarja: Ishim 40 veta në mars, tani  jemi 12. Këtu nuk gjen porta të hapura. Ishim 40 në mars tani janë 12 veta me ditë edhe këta. Këtu nuk gjen porta hapur, e mban biznesin me lekët e xhepit, por edhe ato mbarojnë.

Basha: Të kishit një akses në kredi me garanci na shteti me interes jo më shumë se 2%. Të paktën ju do ta kishit më të thjeshtë. Ne do të ulim energjinë dhe naftën. Mos u dorëzoni. Shumë shpejt do ta ndryshojmë këtë. E di që jeni të mërzitur, por kurrsesi mos hiqni dotë nga shpresa. Ju meritoni shumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR BEQAJ/ Për ata që thonë se qeveria e Edi Ramës e ka inat Shkodrën
Previous article SITUATA E RËNDUAR E KORONAVIRUSIT/ A duhet të vaksinohen personat që e kanë kaluar Covid?

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT