• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I hamë çdo ditë, por këto ushqime rrezikojnë seriozisht shëndetin tonë
Home
Shëndet

I hamë çdo ditë, por këto ushqime rrezikojnë seriozisht shëndetin tonë

11 February, 2018 Q.Autor Shëndet

Në ditët e sotme, vrulli me të cilin jetojmë përditshmërinë tonë, mes angazhimeve në punë, familjes, shoqërisë dhe shumëçka tjetër që ndërton stilin e jetesës së gjithsecilit prej nesh, na bën më praktik në gjetjen e zgjidhjeve të momentit. Kjo edhe kur vjen puna tek një nga gjërat më të rëndësishme që lidhet direkt me shëndetin tonë: ushqimi!

Mund të bëjmë një “pakt” me shijen apo shëndetin, mjafton që të mbushim stomakun dhe kaq! E pikërisht këtu kemi bërë gabimin më të madh, që mund të çojë në pasoja të pakthyeshme. Nëse i hedhim një sy listës me ushqimet e cilësuara si kërcënim potencial për ne, ndoshta do të kuptojmë se sa gabime bëjmë me përzgjedhjen e produkteve që përmban regjimi ynë ushqimor.

Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH), jep alarmin lidhur me produktet e mëposhtme, që me gjasë i kemi shumë pranë nesh. Ndaj, është koha t’i hiqni menjëherë nga frigoriferi apo tryeza, përpara se këto lloj ushqimesh t’ju rrezikojnë vërtet shëndetin. Ah, keni neps? Nuk bëni dot pa sheqerin apo gjërat e ëmbla? Ka gjithmonë një zgjidhje. Ju mund t’i zëvendësoni ushqimet tuaja të preferuara, me të tjera produkte që janë më pak të dëmshme për shëndetin tuaj. Na besoni!

1

Proshuta 
Ky lloj mishi i përpunuar, shkakton probleme serioze që lidhen me presionin e lartë të gjakut dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare, për shkak të përmbajtjes shumë të lartë të natriumit. Në këtë familje, futen edhe produkte të tjera si sallami, suxhuku, etj.

2

Margarina 
Është tashmë e vërtetuar! Nëse konsumoni margarinën, do të krijoni një sasi toksike në organizëm që dëmton realisht mëlçinë. E përbërë nga yndyrna të patretshme, rritja e nivelit të kolesterolit do të shkatojnë dëmtim të enëve të gjakut, e për rrjedhojë edhe pasoja serioze në shëndetin tuaj.

3

Pijet e gazuara 
Një studim i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vë theksin tek fakti që nëse konsumoni dy pije të gazuara në javë jeni të prirur të dyfishoni rrezikun e zhvillimit të kancerit të pankreasit. Ndaj, sasia e lartë e sheqerit, dhe kimikateve me të cilat përpunohen këto pije i bën ato potencialisht kërcënuese për shëndetin.

4

Patatina 
Për shkak të përpunimit në temperatura të larta, patatinat përmbajnë acrilamid, një substancë kancerogjene, e cila sjell dëmtime të rënda tek të gjithë ata që i konsumojnë. Ndaj, prindër, mbajini larg fëmijët nga patatinat (që me gjasë janë ushqim i preferuar i tyre).

5

Sheqeri 
Konsumimi i sheqerit, mund të shkatërrojë sistemin nervor me 50%, ose ca me keq sjell efekte negative në tru. Gjithashtu, sheqeri shihet si arsyeja kryesore e shkaktimit të sëmundjes së diabetit dhe obezitetit, si edhe një sërë problemesh të tjera me sistemin tretës, mëlçinë, pankreasin, etj.

6

Miell i bardhë
E dinit që gruri gjatë përpunimit humbet vlerat ushqyese? Prandaj evitojeni. Mielli i bardhë ndikon shumë në dëmtimin e pankreasit, ndërsa konsumimi pa kriter i tij sjell nivele të pabalancuara të insulinës.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SANREMO 2018/ Ermal Meta dhe Fabrizio Moro "rrëmbejnë" çmimin e PUBLIKUT
Previous article Nëse ju kanë ardhur periodat para moshës 12 vjeç, duhet ta lexoni këtë

Q.Autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT