• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HALLI ME ARDIAN DVORANIN/ Meta: Tani që e hoqëm qafe, shpëtuam. Reforma po shkon siç duam
Home
Politikë

HALLI ME ARDIAN DVORANIN/ Meta: Tani që e hoqëm qafe, shpëtuam. Reforma po shkon siç duam

1 July, 2020 Delo.autor Politikë

Ilir Meta ndihet i çliruar pas largimit të Ardian Dvoranit nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kjo gjë duket qartë në një editorial të gazetës që shpreh qendrimet zyrtare të Ilir Metës, “KJ” e Nikoll Lesit.

“Pas katër muajsh ndërprerje Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhvilluar mbledhjen e radhës, të drejtuar nga gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dy institucionet që përzgjedhin gjyqtarët e lartë, kanë rifilluar nga puna për plotësimin e vakancave.

Institucioni i Presidentit dhe Parlamentit kanë dhënë sinjalet e para për bashkëpunim institucional për emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Nga qëndrimet zyrtare të drejtuesve të institucioneve kryesore, të cilët kanë për detyrë zbatimin e reformës në drejtësi, duket se ngërçi i disa muajve më parë është tejkaluar”, shkruan “KJ”, pasi KED tashmë drejtohet nga Vitore Tusha, një njeri i afërt me familjen Berisha-Meta, ndërsa në krye të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është zgjedhur ish-sekretarja e Ilir Metës.

Ndaj “KJ”, në emër të Ilir Metës, tregon se presidenti është më i qetë pas largimit të Ardian Dvoranit dhe sipas organit zyrtar mediatik të Metës, tashmë reforma në drejtësi është futur në udhën e duhur:

“Emri i zyrtari të vetëm që lakohej më shumë në opinionin e Venecias ishte ai i Ardian Dvoranit, kryetar i Gjykatës së Lartë dhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Veprimet dhe mos veprimet e tij në krye të KED krijuan një situatë të paprecedentë në historinë e institucioneve shqiptare.

I njëjti person që ishte anëtar-kryetar i Gjykatës së Lartë dhe kryetar i KED kishte marrë kompetenca të gjithë pushtetshme duke u bërë ZOT i reformës në drejtësi.

Vetëm një person, i mbingarkuar me funksione juridike, a thua Shqipëria nuk kish më gjyqtarë dhe juristë të aftë, zgjidhte emrat për në Gjykatën Kushtetuese, filtronte kandidatët për në Gjykatën e Lartë dhe ndikonte në të gjitha emërimet kyçe të drejtësisë.

Këshillin e Emërimeve në Drejtësi e ktheu në një institucion privat, ku nuk dihej se kur zhvilloheshin mbledhje.

Madje dhe kur njoftoheshin anëtarët për mbledhjen, nuk thirrjen institucioni i Avokatit të Popullit dhe përfaqësuesit e tjerë.

Kulmi arriti me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ku Ardian Dvorani si njeriu i gjithëpushtetshëm i drejtësisë së re, mori de fakto dhe kompetencat e Presidentit të Republikës.

Jo vetëm caktoi emrat e kandidatëve që duheshin emëruar sipas shijeve politike të rilindjes, por dërgoi me vonesë listat dhe i tha Presidencës së afati i përzgjedhjes kaloi dhe emrin e radhës e cakton KED.

Këto dhe marrëzira të tjera juridike janë shpjeguar në mënyrë të qartë në opinionin e Komisionit të Venecias, ku Dvorani nga njeriu i ligjit shfaqet si njeriu më anti-ligj dhe kundër reformës në drejtësi.

Sigurisht, Ardian Dvorani e dinte që po shkelte ligjin dhe nuk i bëri ndërhyrjet për interesa personale. Pas tij qëndrojnë strategët rilindas të kapjes së reformës në drejtësi.

Dvorani nuk ishte thjesht individ, por një projekt i PS-së për të kapur gjithë reformën në drejtësi. Deri diku ja arriti të zbatojë kapjen e sistemit. Një pjesë e institucioneve të reja që kemi kanë brenda tyre emra të dalë nga listat politike të Dvoranit.

Paditë e kreut të shtetit dhe hetimi i SPAK, nëse do të jetë profesional, do të sqarojnë mekanizimin e dështimit të reformës nga juristi që u katapultua nga rilindja në sistemin e drejtësisë.

Që akuzat ndaj tij ishin të drejta tashmë nuk e thotë më vetëm Venecia, por dhe fakti se pas ikjes së tij nga KED dhe Gjykata e Lartë, procesi i ngritjes së institucioneve të drejtësisë është zhbllokuar.

Kjo nuk mjafton për të thënë se reforma është e suksesshme. Nuk mund të thuhet se telashet mbaruan dhe s’ka më “Dvoranë” të tjerë, por të paktën kamikazë politikë rilindas që hiqen si dashnorë të reformës nuk do të dalin më kaq hapur kundër Kushtetutës dhe ligjeve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Greqia nuk hap sot kufijtë tokësorë me Shqipërinë, plani i hapjes u rrëzua nga zv.ministri i Mbrojtjes Civile
Previous article VIJON SOLIDARITETI I SHQIPTARËVE/ Çudisin sërish Italinë: Mijëra euro ndihma monetare për rajonin e Venetos

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT