• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Haley: Do të punojmë që Kosova të anëtarësohet në OKB
Home
Rajon

Haley: Do të punojmë që Kosova të anëtarësohet në OKB

4 January, 2018 k.autor Rajon

Teuta Sahatqija, konsulle e Kosovës në New York ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në pritjen ‘Falënderim për miqësi’, të organizuar nga ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley.

Sahatqija thotë se Haley falënderoi 64 shtete duke lexuar veç e veç emrin e secilit shtet i cili votoi kundër Rezolutës së Turqisë, e cila kundërshtonte njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, abstenoi apo fare nuk mori pjesë në votim.Ajo tha se në këtë pritje të organizuar, Haley falënderoi edhe Kosovën për mesazhet dhe për miqësinë e përhershme dhe të fuqishme me SHBA-të, duke ritheksuar se do të punojnë fuqishëm që Kosova të bëhet anëtare e KB.

Ky është postimi i plotë i Teuta Sahatqija në Facebook:

“Sonte isha e ftuar nga Ambasadorja e SHBA pranë KB, Znj Nikki Haley në pritjen e organizuar për ‘Falënderim për miqësi’.

Ajo tha se votimi i Rezolutës në Asamblenë e përgjithshme ishte votim për ta lënë të vetmuar SHBA-të dhe për ta nënçmuar atë. Ky votim nuk ka prodhuar asnjë rezultat legal sepse askush nuk do t’i tregon SHBA-ve se ku do të vendosë ajo ambasadat e saja nëpër botë.

Ambasadorja Haley falënderoi 64 shtete duke lexuar veç e veç emrin e secilit shtet i cili votoi kundër Rezolutës, abstenoi apo fare nuk mori pjesë në votim.

Ambasadorja falënderoi edhe Kosovën për mesazhet dhe për miqësinë e përhershme dhe të fuqishme me SHBA-të, duke ritheksuar se do të punojmë fuqishëm që Kosova të bëhet anëtare e KB.

Ajo tha se SHBA dhe ajo personalisht kurrë nuk do të harrojë miqtë të cilët e përkrahen në këtë rast.

Përmes video linkut Presidenti Trump gjithashtu falënderoi shtetet e pranishme për miqësi me SHBA-të”.

Express

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kur pritja e ëmbël u shndërrua në nota dhe tinguj muzikor për këngëtaret shqiptare (VIDEO)
Previous article ARTAN XH. DUKA: Mirëkuptim!

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT