Rusia dëboi disa diplomatë evropianë nga vendi, pasi akuzoheshin se ishin përfshirë në protestat pro opozitarit rus Alexey Navalny.
Gjermania bëri të ditur sot se dëboi një diplomat rus. Ajo ka shpallur si ‘persona non grata’ një diplomat rus. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme gjermane u theksua se një masë e tillë u mor si kundërpërgjigje ndaj dëbimit të një diplomati gjerman javën e kaluar.


