Vrasja e ekstremistit grek e cila mori jehonë jo vetëm në Shqipëri dhe Greqi por edhe në Europë.
Gjjithçka ndodhi kur pas përplasjeve të shumta me të shtëna armësh, RENEA i kërkoi Katsifas të dorëzohej veprim të cilin ky i fundit nuk e bëri.
Veç irritimit të madh që solli në Greqi si ngjarje, duket se rihapi edhe njëherë “plagë të vjetra”.
Për vetëm 1 muaj, janë vrarë dy shqiptarë. Njëri pas përplasjes me policinë (rast i ngjashëm me Katsifas) dhe tjetri dhe më i rëndi vetëm sepse ishte shqiptar dhe gjatë debatit me një nga ekstremistët grek, kishte pasur argumenta për Maqedoninë.
22 nëntor 2018/ Altin Mulla vritet nga policia greke
Altin Mulla vritet në kufi pranë Pogonit nga policia greke. Së bashku me disa persona të tjerë, Mulla kishte kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër për të trafikuar lëndë narkotike. Ata u diktuan nga policia greke që patrullonte kufirin dhe nisën të qëllonin me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit, Altin Mulla mbeti i vdekur, kurse shqiptarët e tjerë u arratisën.
26 nëntor 2018/ Petrit Zifle vritet nga ekstremisti i “Agimit të artë” se ishte shqiptar
Një 63-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në një kanal në anë të rrugës në Korfuz. Ditën e sotme janë zbuluar detaje të reja tronditëse. Mediat greke shkruajnë sot se vrasja e 63-vjeçarit Petrit Zifle në Korfuz është kryer nga një anëtar i Agimit të Artë.
Autori i ngjarjes rezultoi pikërisht 44-vjeçari nga Korfuzi, që është anëtar i Agimit të Artë në Lefkimi, madje në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidat me partinë ekstremiste që kohët e fundit bën thirrje në zonë për të terrorizuar e ndjekur të huajt.
Vrasësi kishte hapur debat për jo grekët dhe për çështjen e Maqedonisë në lokal dhe aty kishte ndërhyrë dhe Zifle. Pjesëtarët e tjerë në lokal i kanë ndarë dhe autori është larguar më pas duke kërcënuar Ziflen, të cilit në Greqi i flisnin Petro. Më pas vrasësi i ka bërë pritë dhe e ka vrarë 63-vjeçarin shqiptar, trupin e të cilit e ka hedhur në një hendek, ku u gjet.
Përgatiti: AlpeNews.al




