Viti që po lëmë pas ka qenë një vit i mbushur me ngjarje të rënda kriminale, ku shumë persona kanë rënë viktima të atentateve për larje hesapesh, hakmmarrje drroge e shumë arsye të tjera.
Por cilat qenë atentatet një pas njëshme që shokuan shqiptarët?
Alpenews.al i risjell edhe njëherë këto ngjarje kriminale duke shpresuar se 2023 të mos ketë ngjarje të tilla.
JANAR/ Erion Çela mbeti i vrarë në 4 janarit 2022 në atentatin në një lokal në rrugën “Don Bosko” të Tiranës, për prishje të pazareve të drogës.Erioni 35 vjeç ishte ulur në tavolinë me 4 persona të tjerë mes tyre dajën, të vëllanë, kamarierin dhe një person tjetër kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre.Erion Çela ishte pronari i një tabakinoje që ndodhej afër lokalit ku ndodhi vrasja dhe që shpesh e frekuentonte.
Lek Lekgjonaj u ekzekutua në 25 janar nga 17-vjeçari Florian Përvathi. I riu e ekzekutoi për hakmarrje pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë të atin në 2009.
SHKURT/ Altin Alikaj u gjet i pajetë në banesën e tij në Vlorë nga e ëma më 19 shkurt, ndërsa ishte shpallur në kërkim 8 ditë para se të gjendej i vdekur! Policia e Vlorës ka arrestuar si autor të dyshuar për vrasjen e 46-vjeçarit, shtetasin Shazi Ahmetaj, 23 vjeç banues në Kolonjë, Lushnjë si dhe shokut të tij Mateo Kiptiu, 30 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin për tu fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij. Dyshimet kryesore të krimit janë prishja e pazareve të drogës, ose borxhi që i kishte viktima autorit.
PRILL/ Iljaz Çali u qëllua për vdekje më 4 prill në rrugën dytësore të aksit Tiranë-Durrës, pranë Rinasit. Por teksa ishte për t’u futur për në kryeqytet, atij i bëhet pritë dhe qëllohet për vdekje me breshëri kallashnikovi. Viktima ka qenë shok i ngushtë i Gjin Nikës, i ekzekutuar në 5 prill 2014 pranë Fushë Krujës, e gjitha për shkak të “luftës” së përgjakshme të kromit.
Nazmi Bandula u ekzekutua mëngjesin e 12 prillit 2022 teksa konsumonte kafen e mëngjesit në mjediset e jashtme të një lokali pranë banesës së tij në lagjen “Partizani” në Shkodër.Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një mjet në lëvizje me xhama të zinj.
MAJ/ Arben Mërkuri (Ismaili), u vra më 18 maj 2022 në Sukth të Durrësit.48-vjeçari u qëllua me dy plumba, e për pasojë humbi jetën. “Maneci” u qëllua me automatik nga një makinë Mercedes Benz tip “GLE”.Ai dyshohet për krime kundër personit, për vrasje ne pagesë por deri më tani nuk është asgjë zyrtare. Dyshohet gjithashtu që mund të ketë marrë pjesë në dhunimin e biznesmenit libanez Faad Mitri, në vitin 2016.


Më 11 qershor në Tiranë u ekzekutua me eksploziv 27 vjeçari Aleksandër Sadikaj teksa ishte duke udhëtuar në dalje të Tiranës me automjetin e tij. Dyshohet se ngjarja lidhej me të shkuarën e errët të të riut por policia nuk mundi dot të arrijë tek autorët.
KORRIK/ Edhe më tronditëse ishte vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës më 17 korrik ku 3 të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha e Diklen Vata rreth orës 14:30 u ekzekutuan me breshëri në një aks plot lëvizje dhe më pas mjetit të tyre u vu flaka. Ngjarja dyshohet për hakmarrje por masakra edhe sot është pa autor.
Mbrëmjen e 22 korrikut 2022, Miloti u trondit nga një atentat mafioz, ku mbeti i vrarë shtetasi Klisman Preçi, 28 vjeç dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi, 46 vjeç.Atentati dyshohet se ka lidhje me një sërë ngjarjesh të tjera kriminale të ndodhura në vend.
GUSHT/ Më 8 gusht në dalje të fshatit Panaja u ekzekutuan brenda mjetit “Benz” Hakim Xhezo e Shpati Lena. Ndërsa autorët që lëviznin me një “BMW” disa kilometra me tej braktisën mjetin në flakë dhe armët dhe u larguan. Ngjarja dyshohet për hakmarrje pasi të dy viktimat ishin të implikuar në vrasjen e një biznesmeni në gusht të vitit 2019.
SHTATOR/ Ismet Çekoja u ekzekutua më 2 shtator në Shkodër. 57-vjeçari ishte babai i Bajram Çekores, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçajt
Erjon Xhenje u ekzekutua në Shkodër më 26 shtator, teksa po kalonte mbrëmjen në një nga lokalet e qytetit. 19 vjeçari është viktimë e hakmarrjes së Bajram Çekorjes, tashmë i shpallur në kërkim si autor i krimit, për vrasjen e të atit, më 2 Shtator në derë të Shtëpisë në Lagjen Guerrile.
Edhe pse ekzekutorët e Ismet Çekores, zyrtarisht janë të panjohur, dyshimet janë se në krim mund të jenë të përfshirë kushërinjtë me precedentë penalë të 19 vjeçarit Xhenje.
TETOR/ Briken Sanaj u ekzekutua më 31 tetor në zonën e Kodrës së Diellit ndërsa autorët u larguan të pa shqetësuar nga policia dhe dogjën në zonën e Kasharit, makinën dhe armën e përdorur në ngjarje. Pista kryesore e hetimit është hakmarrja për një konflikt familjar në vitin 2010 por nuk është lënë jashtë vëmendjes as e shkuara e viktimës që ishte kthyer nga Italia.
DHJETOR/ Edmond Papa u ekzekutua më 16 dhjetor në rrugën “Fadil Bodinaku” në Tiranë.
Ai kishte ardhur po atë ditë nga Saranda në Tiranë për të vizituar të ëmën që ishte shtruar në spital dhe po qëndronte në një banesë të të afërmve të tyre. Papa rezulton të jetë biznesmen në fushën e ndërtimit por me precedent penalë në fushën e narkotikëve në Greqi por dhe në Angli. Madje në Greqi rezulton të jetë dënuar me 7 vite burg.
ALPENEWS.AL















