• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HAJDUT”/ Shehaj përjashtohet nga seanca pas përplasjes me Malajn në Kuvend
Home
Politikë

“HAJDUT”/ Shehaj përjashtohet nga seanca pas përplasjes me Malajn në Kuvend

11 June, 2026 s.autor Politikë

Ministri i Financave Petrit Malaj i kërkoi sot deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, që t’i japë disa sqarime qytetarëve shqiptarë për pasurinë e tij.

Në interpelancën e kërkuar nga Shehaj, ministri Malaj pyeti deputetin se “cila është lidhja jote, e bashkëshortes tënde apo e vëllait tënd me kompanitë Intercom Data Service apo North Ëind?”

“Dua t’u deklarosh shqiptarëve se si, me kompanitë e tua, ke zgjedhur që të mos deklarosh mënyrën se si i transferon fitimet e tua jashtë këtij vendi dhe je gati të paguash gjobën e të mos japësh informacionin që të kërkohet nga Administrata Tatimore?

Dua që të vish këtu e t’u tregosh të gjithë shqiptarëve se cila është lidhja jote, e bashkëshortes tënde dhe e vëllait tënd, me 17 kompani të hapura jashtë Shqipërisë?

Pyetja ime ishte përse këto 2 kompani, të lidhura me bashkëshorten dhe vëllain tënd, refuzojnë të japin informacion për mënyrën se si transferojnë fitimet jashtë këtij vendi? Personi që shfrytëzon shqiptarët dhe që nuk paguan asgjë në këtë vend, po ka zgjedhur të paguajë taksa jashtë vendit. Po të duash, mund të të kaloj të 17 kompanitë dhe kush është administrator i këtyre kompanive të regjistruara jashtë këtij vendi”, tha ministri Malaj.

Kreu i Partisë Mundësia humbi vetëpërmbajtjen për shkak të pyetjeve të ministrit Malaj dhe filloi të fyente këtë të fundit, ndaj për këtë arsye Shehaj u përjashtua nga seanca plenare e ditës së sotme.

Agron Shehaj drejtuar ministrit Petrit Malaj:

“Si në kohën e komunizmit, merreni me familjen time, po s’ju vjen turp fare? Po një qytetari të thjeshtë, çfarë i bën ti more maskara? Çfarë i bën? Më thuaj? I dërgon policinë? Më kërcënon haptas, si guxon? Si guxon, maskara. Je maskara, je një maskara, plaço, hajdut”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANËTARËSIMI NË BE/ Ferit Hoxha: Duam t’i mbyllim të gjithë kapitujt vitin e ardhshëm, objektivi ynë është i arritshëm
Previous article "ZVËRNECI"/ Nis protesta e 12-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz

s.autor

Postime të ngjashme

ANËTARËSIMI NË BE/ Ferit Hoxha: Duam t’i mbyllim të gjithë kapitujt vitin e ardhshëm, objektivi ynë është i arritshëm Politikë

ANËTARËSIMI NË BE/ Ferit Hoxha: Duam t’i mbyllim të gjithë kapitujt vitin e ardhshëm, objektivi ynë është i arritshëm

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë Politikë

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu Politikë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT