• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HAJDUT I PULASH”/ Si monstra Ritvan Zykaj i shoi si familje, sot 1 vit nga Masakra e Selenicës
Home
Aktualitet
Kronikë

“HAJDUT I PULASH”/ Si monstra Ritvan Zykaj i shoi si familje, sot 1 vit nga Masakra e Selenicës

10 August, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Data sot shënon 10 gusht, duke mbushur vitin nga masakra e ndodhur në Selenicë të Vlorës, ku 8 persona të një familje u vranë nga një 24-vjeçar.

Ritvan Zykaj, 24-vjeç, do memorizohet në histori si monstra që ekzekutoi me gjakftohtësi kushërinj të afërt të tij.

Masakra e 10 gushtit tronditi të gjithë vendin duke shënuar edhe rekordin për numrin më të madh të të vrarëve.

Si nisi sherri mes kushërinjve në Selenicë?

Pas një dreke me famlijen e tij, ku edhe kishte pirë një gotë birrë, Ritvan Zykaj u çua para të tjerëve për të kullotur gjethët. Mirëpo në oborr ndeshet me nusen e vëllait të gjyshit të tij, e cila e akuzon se i kishte vjedhur pulat.

I prekur në sedër nga akuza e të afërmes së tij, Ritvani kthehet në shtëpi për të marrë armën dhe vret me breshëri kallashnikovi 8 persona.

I pari që u vra nga 24-vjeçari ishte kryefamiljari Demir Zykaj. Pasi vrau 75 vjeçarin dhe Perie Zykajn 72 vjeç shkoi në banesën e Besimit, djalit të Demirit duke vrarë atë, Besimin 43 vjeç, të shoqen, Vasilikën 42 vjeç. Tyta e armës së tij nuk kurseu as dy fëmijët e çiftit, Sarën 16 vjeçe dhe djalin e vogël Ledion 8 vjeç. Ky i fundit u vra me bukë në dorë pasi në ato momente ishte duke konsumuar vaktin e drekës.

Nga kjo ngjarje tronditëse arritën të shpëtojnë vetëm tre djem, Arieli, Falkao dhe Albi Zykaj, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur Ritvan Zykaj zbrazi breshërinë e kallashnikovit.

I pandikuar nga akti monstruoz që kishte kryer, Ritvani gjeti kohën që të filmonte me celularin e tij viktimat, video që ua dërgoi të afërmve në Facebook.

Menjëherë pas këtij veprimi dhe alarmit që u dha në fshat, Zykaj mori arratinë duke u fshehur në kullotat e fshatit.

Ndërsa policia e kërkonte gjithë natën, 24-vjeçari kontrollonte çdo gjë që ndodhte në rrjetet e tij sociale. I indinjuar nga urrejtja e personave që e mallkonin e shanin për aktin e tij monstruoz, Zykaj ktheu edhe një përgjigjie unanime për të gjithë: “Na keni çarë k…”
24-vjeçari, i cili u pagëzua me pseudonimin “Mostra e Selenicës” u kap nga policia rreth orës 06:00 të mëngjesit duke mos bërë rezistencë edhe pse i armatosur.

Viktimat u gjetën në oborrin e tyre nga gjyshi i Ritvanit, i cili edhe pse në moshë të thyer ishte mundur që t’i kryente nderimet e fundit duke kthyer kufomat e tyre në anën e mbarë.

Ironia e fatit qëndron në faktin se dy prej kushërinjve, viktima të Ritvanit ishin ata që e shpëtuan këtë të fundit nga vdekja.

Shtatë vite para masakrës Zykaj ka pësuar lëndime të rënda nga zjarri dhe kanë qenë pikërisht dy kushërinjtë e tij, 2 nga 8 viktimat e tij, Besimi dhe Azem Zykaj ata që i kanë shpëtuar jetën.

Madje, djali i madh i Azemit, i cili i shpëtoi masakrës, e ka marrë në krah dhe e ka hedhur në lumë pasi i gjithë trupi i killerit ishte përfshirë nga flakët. Ndërsa Besimi, gjithashtu i vrarë nga Ritvani, e ka transportuar me urgjencë atë në drejtim të spitalit.

Tashmë Zykaj është burgosur dhe pret dënimin për krimin e bërë. Për Zykajn prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm, por vendimi ende nuk është dhënë. Seancat shtyhen pasi priten deklarimet e dëshmitarëve. Por pas tragjedisë, asnjë prej tyre nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTON DITËLINDJEN/ Hygerta Sako poston poza nga pushimet: Ndihem 24 vjeçe dhe… (FOTO)
Previous article MANCHESTER CITY-WEST HAM/ Guardiola nis mbrojtjen e titullit kampion (FORMACIONET ZYRTARE)

k.autor

Postime të ngjashme

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar Aktualitet

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT