• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HABIT Petrit Vasili: LSI do ketë rezultat surprizë, ne do e largojmë Ramën
Home
Politikë

HABIT Petrit Vasili: LSI do ketë rezultat surprizë, ne do e largojmë Ramën

16 September, 2020 F.autor Politikë

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për zhvillimet në Këshillin Politik, deklaroi se opozita ka kërkuar në këtë këshill lista 100 për qind të hapura.

Vasili theksoi se Edi Rama nga njëra anë drejton OSBE-në dhe nga ana tjetër pengon kërkesën për opinion, për shkak, se siç tha ai, do që të prishë me çdo mënyrë zgjedhjet.

“Diskutuam në Këshillin Politik çështjen e hapjes së listave. Donim t’i drejtoheshim ODIHR për çështjet e padakordësuara.  Njeriu që dihet se është anti-zgjedhjeve të lira e që është përfaqësues i PS-së , tha se është kundër. PS refuzoi rekomandimet dhe opinionin e OSBE-së. Edi Rama drejton OSBE dhe pengon kërkesën për opinion .

PS pengon, sepse do të prishë me çdo mënyrë zgjedhjet. PS ka në mendje vetëm manipulim të çdo detaji, të çdo gjëje.  Rama kërcënon opozitën, kërcënoi edhe Manjola Cakonin. Këta iu bëjnë fushatë edhe fëmijëve. Veliaj iu drejton letra fushate elektorale fëmijëve. Kemi kërkuar liste të hapura 100 për qind. Rama ka hapur listat fituese”, tha Vasili.

Petrit Vasili nënvizoi se është e sigurt se opozita dhe Edi Rama do të jenë përballë më 25 prill në zgjedhje. Sipas tij, përkeqësimi i gjendjes në Shqipëri nga Rilindja mund ta bëjë opoziitën më radikale.

“Rama kërcënon qytetarët për votën. Asnjë propozim i njëanshëm nuk e bën opozitës të ikë nga zgjedhjet, por keqësimi i situatës vjen vetëm nga Rilindja. E, keqësimi i gjendjes mund ta bëjë opozitën më radikale. Por ajo që është e sigurt është se më 25 prill do jemi ballë për ballë në zgjedhje”, u shpreh Vasili.

Në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmë në Tiranë ndaj Preng Gjinit, Vasili deklaroi se deklaratat e ministrit dhe të kreut të grupit parlamentar të PS-së se “ngjarje të tilla ndodhin në të gjithë botën”, nxisin krimin.

“Shpërthimi në mes të Tiranës, Ministri i Brendshëm  dhe kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla thanë se kështu ndodh në të gjithë botën. Unë them se në të gjithë botën ka rend dhe siguri. Cilës botë i referohen ata? Në botën europiane, këto janë ngjarje të padëgjuara. Në Europë kur ndodhin, ka dorëheqje dhe nuk ndodh që të ketë atentate dhe ngjarje kriminale të rënda e të thuhet kështu. Me pak fjalë, iu thuhet qytetarëve që vazhdoni e kryeni krime se kështu ndodh kudo. PD ka thënë se Policia e Shtetit është politizuar”, tha Vasili.

Më tej, Vasili vlerësoi se shqiptarët në zgjedhje kanë si mundësi të zgjedhin opozitën që ofron modelin e Shqipërisë drejt BE-së ose modelin e Edi Ramës, që afron vendin me Bjellorusinë.

“Zgjedhjet lokale nuk u njohën nga perëndimi, raporti i ODIHR ishte i zi, hodhi poshtë zgjedhjet. Tashmë shqiptarët e dinë se kë kanë përballë, kanë atë kryeministër që kërkon votën vetë me telefon. Plani ynë demaskon Rilindjen. Ne grisëm mandatet, për t’ju thënë shqiptarëve se kush erdhi kryeministër.

Sot shqiptarët kanë dy alternativa. Kanë opozitën për të shkuar drejt Brukselit dhe vendimit për t’u bërë Bjellorusi. Shqiptarët nuk duan të kthehen tek tolloni. Sot shqiptarët jetojnë nën diktaturë dhe varfëri. Kam qarë kur kam parë që fëmija shkonte në shkollë  pa mjete, pa libra”, vlerësoi ai.

Në fund, Vasili u shpreh se LSI do të marrë pjesë në zgjedhje do ketë rezultat surprizë.

“Si do të shkojë LSI? Lëvizja Socialiste do jetë përditë këtu për të komunikuar me publikun, për të demaskuar Rilindjen. LSI nuk do të bëjë asnjëherë aleancë me Edi Ramën, por do të ketë përballje përditë derisa të largojmë Ramën.

Do të jetë në zgjedhje dhe do ketë besoj rezultate që do surprizojë të gjithë. Për demokracinë, qytetari është më i rëndësishmi. Një parti si LSI kokëulur dhe pranë njerëzve do të njohë vetëm rritje”, tha Vasili.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË KOSOVË/ Ndërrojnë jetë 3 pacientë me COVID-19, konfirmohen 76 raste të reja infektimi
Previous article FRIKË NGA COVID-19 DHE DISA MUNGESA/ Trajneri i Wolfsburg nuk i druhet Kukësit dhe asnjë pengesë

F.autor

Postime të ngjashme

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT