• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HABIT Lefter Maliqi: Unë, Basha dhe Kryemadhi do sjellim fitoren e madhe të zgjedhjeve
Home
Politikë

HABIT Lefter Maliqi: Unë, Basha dhe Kryemadhi do sjellim fitoren e madhe të zgjedhjeve

24 August, 2020 F.autor Politikë

Deputeti Lefter Maliqi thotë se beson që në vjeshtë do ketë një zgjim të madh nga qytetarët kundër qeverisë, dhe se do dinë të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

I ftuar në ‘RTV ORA’, Maliqi, e etiketoi kryeministrin me emrin Ramashenko, duke e krahasuar me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Lefter Maliqi: ‘’Ky është një frikacak i cili e mori pushtetin me krimin, dhe është i mbajtur peng. Ky është një Ramashenko i dytë, nëse Lukashenko doli me automatik, ky del me antiplumb. Unë kam besim te një zgjim te vjeshtja, do ketë një zgjim të madh.Besoj dhe shpresoj që shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme do të dijnë të votojnë e të zgjedhin deputetë me integritet. Jo si ky parlament, i cili fatkeqësisht u bë show mediatik, teatër, saqë nuk emërohen edhe emisionet televizive, me humorin e tyre lidhur me parlamentin shqiptar. Unë besoj dhe shpresoj që mbas seancës së parë parlamentare të kemi një zgjim të madh qytetar, të shoqërisë civile, socialistëve të zhgënjyer, opozitës së bashkuar.”

Për Maliqin, opozita duhet të ishte para parlamentit kur u votuan ndryshimet kushtetuese.

Lefter Maliqi: ”Opozita duhet të ishte para parlamentit edhe kur këta me marrëzinë e tyre votuan ndryshimet kushtetuese për të mos patur koalicione. Loja e Ramës me opozitën parlamentare, tashmë të kapur. E kemi thënë. Jemi 11 depuetë që kemi pasur qëndrimin kundër çdo veprimi dhe votimi antikushtetues.”

Sipas tij, Rama nuk e dorëzon lehtë pushtetin, megjithatë opozita e bashkuar do t’i fitojë zgjedhjet.

Lefter Maliqi: ‘’Një pushtet që merret me manipulim, krim, dhe vjedhje, asnjëherë nuk është në shërbim të elektoratit. Ne këtë e kemi parë gjatë këtyre viteve. Nuk diskutohet që në zgjedhjet e ardshme, që unë them të bëhet sa më shpejt, opozita e bashkuar pavarësisht mangësive që ka, është e sigurt në fitore. Rama nuk e dorëzon pushtetin lehtë, përveç një mobilizimi total në çdo qendër votimi, në çdo KZAZ, duke qenë opozita kompakte dhe e bashkuar ndaj këtij sekti kriminal.’’

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI SHUMË TË..."/ Moderatorja Jonida Shehu ndan këto momente pranë Kristalit të saj (FOTO)
Previous article DUA LIPA FESTON 25-VJETORIN/ Blogerja Chiara Ferragni e uron në shqip: U bëfsh 100 vjeçe... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT