Deputeti Lefter Maliqi është konfirmuar zyrtarisht i 7 në listën e LSI-së për qarkun e Beratit.
Në një deklaratë për mediat, Maliqi u shpreh i bindur se ai do ta fitojë mandatin e deputetit, për shkak të mbështetjes që ka në gjithë qarkun e Beratit, edhe pse ai është renditur i shtati nga 9 kandidatët që LSI ka për Beratin.
“Qëllimi im është të tregoj sekteve të Rilindjes e politikës që jam më i votuari në qarkun e Beratit, gjë që e kam provuar.
Synimi im është që unë do dal deputet me vota të drejtpërdretja në gjithë qarkun se kam mbështetjen si ish drejtues policie e deputet, ish kryetar i pushtetit lokal e me orgjjinë nga Kucova. Nëse s’do dal e këtë nëse unë nuk e pranoj do vijoj sfidat në gjithë detyrat e tjera në krah njerëzve e pse jo ëndrra për drejtues vendor në qarkun e Beratit ngelet”.
I pyetur a do ketë më para-mbrapa me ndryshimet e partive, Maliqi u shpreh:
“Para mbrapa në ndryshim e partive jo s’ka ndryshin partie. Unë në PD kam qenë për shkak të të ndjerit Sokol Olldashi e kam qenë themeluesi i LSI.
Te PS s’kam qenë anëtar, ka qenë një zhgënjim që kreu i PD e pranoi gabimim në listat e 2017 e vazhdoj u sigurt drejt fitores me LSI”.