Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi duket e bindur te fitorja e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ndërsa zyrtarë të partisë së saj vijojnë takimet intensive me elektoratin.
Në një postim në Facebook, Kryemadhi sulmon “Rilindjen” duke u shprehur se “nuk do t’ja dijë as si jetojnë dhe as çfarë nevojash kanë njerëzit”, teksa shpërndan fotografitë e takimit të ish ministrit të LSI-së Edmond Haxhinasto në një takim me fermerët.
“Rilindja nuk do t’ja dijë as si jetojnë dhe as çfarë nevojash kanë njerëzit. Qëllimi i saj është vetëm karrigia e pushtetit. Kjo përfundon në 25 prill 2021”, shkruan Kryemadhi.


