• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HABIT Flamur Noka, kujton kohën si ministër i Brendshëm: Atëhere zbulueshmëria ndaj krimit ka qenë më e larta se…
Home
Politikë

HABIT Flamur Noka, kujton kohën si ministër i Brendshëm: Atëhere zbulueshmëria ndaj krimit ka qenë më e larta se…

17 September, 2020 F.autor Politikë

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka u shpreh se qysh kur ka ardhur në pushtet Partia Socialiste, politika është bërë partner me krimin.

Sipas tij, policia e shtetit ndryshe nga koha kur ai ka qenë ministër, është jashtë standardeve që duhet.

Noka ka kujtuar kohën si ministër ku thotë se atëherë zbulueshmëria ndaj krimit ka qenë më e larta dhe lufta ka qenë më e ashpra që është bërë ndonjëherë.

Ai premton që sapo PD të vijë në pushtet, do kapen të gjitha bandat menjëherë.

Flamur Noka: Kemi vite, qysh nga 2013, që qasja e politikës në pushtet ndaj luftës ndaj krimit, është e një mendësie të frikshme në mënyrë kriminale. Është e vetmja qeveria në 30 vite demokraci, që krimin e organizuar e konsideron partner dhe biznes. Faktet janë të pakundërshtueshme. Unë kam qenë ministër i Brendshëm dhe më vjen keq kur shoh një polici jo vetëm të tulatur, por të mbaruar.

Ngjarja e mbrëmshme ishte një ngjarje në kufijtë e terrorit. Politika në pushtet, kur vriten njerëzit, shprehet se hëngshin kokat e njëri-tjetrit, se edhe ata janë bir nënash. Kjo është mendësi kriminale. Ndodhin ngjarje në kufijtë e tragjikes dhe politika thotë se ngjarja të tilla ndodhin kudo. Ndodhin në vend të botës së tretë, atje ku nuk ka shtet. Në vendin tonë është në pushtet një qeveri që qytetarin nuk e ka në nocionin bazë, por herë e përdor kur i duhet dhe herë e anashkalon.

Noka theksoi se PD është e vetmja forcë në Shqipëri që ka dhënë prova që sa herë është në pushtet ka treguar zero tolerancë ndaj krimit.

Flamur Noka: PD është e vetmja forcë në Shqipëri që ka dhënë prova që sa herë është në pushtet, ka vetëm një devizë: zero tolerancë ndaj krimit. Edhe Basha e ka bërë me dije këtë devizë: zero tolerancë kundrejt krimit. Të gjitha bandat kriminale të fuqizuara, të krijuara dhe të shpërblyera nga Rilindja, nesër kanë vetëm një fat: fati i tyre është vetëm drejtësia.

Noka tha se sot policia drejtohet nga një kupolë e krimit që ka si synim luftën për të bërë para dhe për të vjedhur zgjedhjet.

Flamur Noka: Kur qeverisnin të djathtët, zbulueshmëria ndaj krimit ka qenë më e larta ndonjëherë, deri në 95%. Edhe parandalimi, që është baza e punës së policisë, ka qenë një ndër shtyllat e policisë së shtetit, kur në pushtet ka qenë PD. Sot policia drejtohet nga një kupolë e krimit që ka si synim luftën për të bërë para dhe për të vjedhur zgjedhjet. Nuk njihet në policinë e Rilindjes termi luftë ndaj krimit dhe drogës, se Shqipëria është një ndër parajsat më të mëdha të drogës në Evropë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Transferim gjigant për shqiptarin e Serie A tek Roma, ja emri
Previous article RINIS BUNDESLIGA/ Bayern-Schalke "hap vallen"! Por, mungojnë tifozët. Faji i Covid-19 në Bavari

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT