• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HABIT djali i Trump: Putin nuk do ta pushtonte dot Ukrainën nëse babai im do ishte president
Home
Nderkombetare

HABIT djali i Trump: Putin nuk do ta pushtonte dot Ukrainën nëse babai im do ishte president

15 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Nga Donald Trump dhe aleatët e tij republikanë është përfolur se do të ishte e pamundur që të realizohej sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës,nëse ata nuk do të ishin larguar nga zyrat e tyre.

“Mos bëni gabim, megjithëse, atëherë Rusia nuk do të kishte guxuar të aneksonte një centimetër territor nëse do të isha në Shtëpinë e Bardhë,” këto ishin fjalët që i tha Trump turmës gjatë një fjalimi në Karolinën e Jugut gjatë fundjavës.

“Në fakt, ata kurrë nuk e bënë këtë kur isha unë në Shtëpinë e Bardhë”, shtoi ai.

Në kohën ku po përflitet pamundësia e sulmit ndaj Ukrainës nëse Trump do të ishte rizgjedhur sërish president, edhe Eric Trump, djali i ish-presidentit Donald Trump u shpreh për ‘FOX News’ se Putin ka qenë pjesë e KGB-së dhe kështu ai mundet të ‘lexojë’ mendjen e njerëzve e në këtë mënyrë ka kuptuar që Trump ishte një njeri i fortë. Sipas tij Putin i ka bërë një analizë psikologjike babit të tij e për këtë arsye nuk ka mundur të pushtoj Ukrainën.

Analiza që Eric ka bërë rreth kësaj çështje ka qenë pre e kritikave dhe talljeve duke e cilësuar atë si qesharake edhe pse kohë më parë dhe në mënyrë të ngjashme pas një samiti në Slloveni në qershor 2001, ish-presidenti Bush tha për Putin: “E pashë atë njeri në sy. E pashë atë shumë të drejtpërdrejtë dhe të besueshëm. Ne patëm një dialog shumë të mirë. Unë arrita të kuptoja shpirtin e tij, një njeri thellësisht i përkushtuar ndaj vendit të tij dhe interesave më të mira të vendit të tij”. Kjo deklaratë e Bush, sikurse dhe ajo që Eric, është cilësuar në rrjet si qesharake.

Ndërkohë, John Bolton, i cili ka shërbyer si këshilltar i Donald Trump për sigurinë kombëtare, tha kohët e fundit në një podcast se Putini mund të ketë pritur për të pushtuar Ukrainën sepse mendonte se Trump do të tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga NATO nëse ai rizgjidhej, gjë që bie në kundërshtim me idenë e Eric mbi analizë psikologjike.

Plus, po të merren parasysh edhe ato që fliten për Rusinë dhe Trump, domethënë se Rusia punoi në mënyrë aktive për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2016 për të ndihmuar Trumpin, gjë që e bën të ditur në raport edhe këshilltari special Robert Mueller, deklarata e tyre bëhen edhe më të pakuptimta.

“Së pari, një ent rus kreu një fushatë në mediat sociale që favorizonte kandidatin presidencial Donald J. Trump dhe nënçmonte kandidaten presidenciale Hillary Clinton. Së dyti, një shërbim inteligjent rus kreu operacione të ndërhyrjes kompjuterike kundër subjekteve, punonjësve dhe vullnetarëve që punonin në fushatën e Clinton dhe më pas publikoi dokumente të vjedhura. Hetimi gjithashtu identifikoi lidhje të shumta midis qeverisë ruse dhe fushatës Trump”, thuhej në raport.

E në bazë të këtyre fakteve e bëhet qesharake teza e përsëritur shpesh nga Trump se “askush” nuk ishte më i ashpër se ai për Rusinë. Dhe kjo e bën po aq qesharake këmbënguljen e Eric Trump se Putini e dinte se babai i tij ishte “një person shumë i fortë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEGOCIATAT RUSI-UKRAINË RINISIN NESËR/ Kievi: Ka hapësirë për kompromis
Previous article BIDEN NËNSHKRUAN PROJEKTLIGJIN/ Kordohet buxheti rekord në ndihmë të Ukrainës

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET GREQIA/ Gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria, trupat u gjetën në… Aktualitet

TRONDITET GREQIA/ Gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria, trupat u gjetën në…

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë Botë

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT