• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HABIT Besnik Mustafaj: Nëse prishet marrëveshja e 5 qershorit, opozitës i mbetet të nxjerrë njerëzit në rrugë
Home
Politikë

HABIT Besnik Mustafaj: Nëse prishet marrëveshja e 5 qershorit, opozitës i mbetet të nxjerrë njerëzit në rrugë

16 July, 2020 F.autor Politikë

Ish-ministri i Jashtëm dhe ish-deputet i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj deklaron se kryeministri Edi Rama po tenton të prishë marrëveshjen e 5 qershorit, pasi në karrierën e tij nuk ka asnjë marrëveshje me kundërshtarët.

Në një intervistn dhënë për “News 24”, Mustafaj thotë se Rama mund të ketë nënshkruar marrëveshje, por ai i shkel si atë të 17 majit të 2017.

Për më tepër, ai thekson se nuk është momenti për listat e hapura pasi partitë e tjera nuk janë të përgatitura që të kandidojnë si të pavarura dhe shumë prej tyre do të shkriheshin.

Sipas Mustafajt, idealja do ishte që listat e hapura të bëheshin dy vite më parë që të kishte kohë edhe opinioni publik.

Por nëse marrëveshja e 5 qershorit prishet, atëherë Mustafaj konsideron se opozita nuk ka tjetër rrugë veçse të nxjerrë njerëzit në rrugë.

“Për herë të parë në 7 vite të paktën, ndërkombëtarët janë shumë të qartë në mbështetje të një qëndrimi të opozitës.

Që kërkon votimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Pra u ra dakord për këtë në Këshillin Politik pa asnjë ndryshim.

Ne nuk po zbulojmë si shqiptarë që Rama nuk është njeriu i marrëveshjeve. Rama ka shumë arritje dhe shumë dështime, por asnjë marrëveshje, asnjë.

Kjo tregon që ai njeri nuk është i marrëveshjeve. Po fillon humbja e besimit mes palëve. Po fillon krizë e re në dëm të demokracisë elektorale.

Prishja e marrëveshjes si prishja e martesës. Pra trondit dy palët. Por normalisht më shumë tek ai që dëmtohet. Është shumë vonë për të ndërtuar sistemin e ri.

Për të ndërtuar listat e hapura duheshin bërë para 2 vitesh, kur kishin mundësi partitë. Prishja e koalicioneve do e vendosë Bashën para partisë së tij, që nuk do pranojë që drejtuesit e partive të tjera të futen në listat e PD.

Do shkrijë partitë e tjera, pasi nuk janë të përgatitura për të hyrë të pavarura. Pra listat e hapura do shkaktojnë tërmet. Rama do ta ngrejë pragun tani në 5%, dhe do ja bëjë një partie si PDIU që të mos futet në Parlament.

Amerikanët nuk kanë folur ende. Është një thirrje nga Pompeo, por ambasadorja Kim ende s’ka folur. Duhet të flasë ajo, pasi kjo marrëveshje është në një masë produkt i saj”- tha Mustafaj

Çfarë duhet të bëjë opozita?

Opozita po përpiqet që të bëjë mospajtimin e saj me vendimet dhe përpjekjet e Ramës për prishjen e marrëveshjes. Opozita nuk ka rrugë tjetër veçse të nxjerrë njerëzit në rrugë nëse prishet kjo marrëveshje. Kriza do jetë e një cilësie të re negative.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IBRAHIMOVIC MADHËSHTOR"/ Kessie: Dua të kthej Milanin në Ligën e Kampionëve
Previous article "A MOS JE SHTATËZANË?" Rina i kthen përgjigjen epike ndjekësit dhe u shkrimë së qeshuri (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik Politikë

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT