• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Habilaj/ Prokuroria kërkon 3 ish-zyrtarë, Berisha nxori emrin e katërt, ja sa persona të tjerë po hetohen
Home
Aktualitet
Drejtësi

Habilaj/ Prokuroria kërkon 3 ish-zyrtarë, Berisha nxori emrin e katërt, ja sa persona të tjerë po hetohen

23 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Ministria e Brendshme konfirmoi sot se ka marrë nga Prokuroria për Krimet e Rënda dy urdhra-ndalimi dhe një vendim të Gjykatës për Krimet e Rënda, për masë sigurie në mungesë “Arrest në burg”.

Urdhër-ndalimet janë nxjerrë për shtetasit:

POLICET

– Jaeld Çela, ish-Drejtor i Policisë Vendore Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion që prej muajit Prill 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikim të narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284, 283/a dhe 333/a.

– Gjergj Kohila, ish-shef i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion që prej muajit Maj 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a, të Kodit Penal.

– Vendimi i Gjykatës në mungesë për masën e sigurisë “Arrest në Burg” është nxjerrë për shtetasin Sokol Bode, ish-shef i Postës së Policisë Kufitare Dhërmi, Vlorë, i pezulluar nga detyra në datë 25 Tetor 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a, të Kodit Penal.

Por ne mesdite ish kryeministri Sali Berisha nxori edhe ne emer te katert. Sipas tij, “Qytetari dixhital informon: Alban Çela tezaku? i Sajmir Trafikut, ish narkodrejtori i narkopolicise se Shkodres, eshte balozi i katert me uniforme i droges, per te cilin eshte leshuar mandat arresti! sb”.

Por burimet thane se jane edhe 8 ish zyrtare Policie te cilet kane qene ne detyre ose edhe jane ende, te cilet po hetohen per lidhjet e tyre me ceshtjen “Habilaj, per te cilet organi i akuzes pritet të nxjerrë urdhër-arrest.

“Panorama” pati raportuar me heret, kur doli ne drite dosja “Habilaj” se ishin ne hetim 12 zyrtare dhe ish zyrtare te Policise se Shtetit. Oret ne vijim priten te tjera zhvillime.

CFARE SHKRUANTE PANORAMA NE 20 TETOR 2017

Trafiku i drogës, 10 zyrtarë të Policisë priten të prangosen

Zbulimi i dosjes italiane të Katanias për trafikun ndërkombëtar të drogës që kryej nga pjesëtarë të familjes Habilaj, pritet që të pasohet me arrestimin e të paktën 10 zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të Policisë. Burime të gazetës pranë organit të akuzës thonë se bëhet fjalë kryesisht për efektivë që kanë operuar, ose operojnë në Vlorë. Në pranga mund të bien edhe zyrtarë të kufirit, që me veprimet dhe mospveprimet e tyre kanë lejuar që droga të kapërcejë detin për në vendin fqinj. Urdhërarrestet pritet që të konkretizohen brenda javës që vjen, ndërsa hetimet për trafikun e drogës janë shtrirë gjërë edhe në Shqipëri. Dosja e Antimafias së Leçes është bashkuar me atë shqiptare për Habilajt, ndërsa priten të dhëna më të plota nga përgjimet që ka kryer Prokuroria e Katanias ndaj pjesëtarëve të familjes Habilaj. Ditën e djeshme, Krimet e Rënda kërkuan që deputetit Tahiri t’i hiqet mandati, në mënyrë që të arrestohet dhe hetohet për përfshirjen në trafikun e drogës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ngjarje e rëndë, vritet me armë zjarri kapoja i ultrasve
Previous article Ndahen çmimet Giffoni, emri i djalit të ndjerë të Visar Zhitit kthehet në trofe

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri Aktualitet

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT