Gushti ka regjistruar rekord turistësh. Kjo e martë regjistroi turistin e 1 miliontë për 20 ditët e para të gushtit. Shifrat janë bërë me dije nga kryeministri Edi Rama.
Rama: Shifra rekord e turistëve në regjistrin e pashaportave të huaja gjatë gushtit, i takoi Luisës, njërës prej dy vajzave të familjes Forster nga Austria, të cilën kur hyri sot në Portin e Sarandës, së bashku me motrën dhe prindërit, e priti një surprizë e këndshme. Në njëzetë ditët e para të këtij gushtit, kanë hyrë në Shqipëri plot 1 milionë turistë të huaj ose 16.5 % më shumë, se sa i gjithë gushti i kaluar.
Rritja që po shënon turizmi vit pas viti, thotë kryeministri, është një arsye e madhe për të besuar gjithnjë e më shumë tek ky vend dhe e ardhmja e tij, po edhe për të rritur më shumë përpjekjet tona, në çdo aspekt, si qeveri, si bashki e si komunitete, si qytetarë e njerëz të zakonshëm të këtij vendi që Shqipëria ta kthejë turizmin në një burim krenarie kombëtare dhe fuqi gjithnjë e më të madhe zhvillimi ekonomik e social.
TURISTI I 1 MILION-të😍Shifra rekord e turistëve në regjistrin e pashaportave të huaja gjatë gushtit, i takoi Luisës,…
Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 20. August 2019