• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
‘Grushti i shtetit’/ Dëshmitari: Rusët më dhanë 200 mijë euro të rrëzoja Qeverinë malazeze
Home
Rajon

‘Grushti i shtetit’/ Dëshmitari: Rusët më dhanë 200 mijë euro të rrëzoja Qeverinë malazeze

27 October, 2017 Redaktor2 Politikë, Rajon

Një dëshmitar kyç në procesin gjyqësor të komplotit për grusht shteti në Malin e Zi pohoi përpara gjykatës se ishte paguar nga agjentë të shërbimeve të inteligjencës ruse për të organizuar rrëzimin e qeverisë. Qëllimi i këtyre përpjekjeve, sipas Sasha Sindjeliç, ishte të pengohej anëtarësimi i vendit në NATO. Sipas organit të akuzës, Sindjeliç është personi i vetëm që pati kontakt direkt me dy oficerët e shërbimit sekret të Moskës, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, të akuzuar si organizatorët e komplotit që duhet të vihej në jetë ditën e zgjedhjeve, 16 tetor 2016.

Në seancën dëgjimore të transmetuar “live” nga disa televizione malazeze, Sindjeliç tregoi se si kishte vendosur kontakte me Shishmakovin e dha detaje mbi takimet e shumta të tyre në Moskë nga viti 2015 deri në atë pasues, si dhe organizimin e logjistikës së grushtit të dështuar të shtetit.

Në njërin prej mesazheve që mori nga rusi pak muaj përpara zgjedhjeve thuhej: “Boll. Nuk më tolerojnë më. Në Malin e Zi, autoritetet duhen përmbysur. Gjukanoviç me gjithë bandën e tij”. Sipas hetuesve, të dhënat e të cilëve kanë rrjedhur në media, Sindjeliç ka marrë nga rusët 200 000 euro dhe paratë i ndau më pas me pjesën tjetër të pjesëtarëve të grupit të ngarkuar me vënien në jetë të puçit. Gjyqi në Podgoricë, i mbajtur nën masa të rrepta sigurie, cilësohet si procesi më i madh në rajonin e Ballkanit për shkak edhe të implikimit rus në këto ngjarje.

Në të kaluarën, Moska ka qenë jo vetëm kritikuese e ashpër e hyrjes së Malit të Zi në NATO, por jo rrallëherë kishte kërcënuar ish-Republikën Jugosllave nëpërmjet zyrtarëve rusë, që të mos bashkohet me Aleancën Veriatlanike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sulmi ndaj ish-zyrtarit të shëndetësisë, motra e reperit mohon kategorikisht lajmin
Previous article Zidane i zhgënjyer me gjyqtarin, konteston për kartonin e kuq

Redaktor2

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT