• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Grushti i dështuar i shtetit/ Tërhiqen gjykatat turke, lirohet gazetari Mehmet Altan
Home
Nderkombetare

Grushti i dështuar i shtetit/ Tërhiqen gjykatat turke, lirohet gazetari Mehmet Altan

28 June, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Gazetari turk Mehmet Altan, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm në muajin shkurt, u la i lirë ditën e mërkurë. Vendimi u mor nga Gjykata e Apelit në Stamboll, që urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Altan, nga burgu i Sivirlisë, ku edhe mbahej që prej arrestimit.

Mehmet Altan, vëllai i tij, Ahmeti dhe 4 gazetarë të tjerë, u arrestuan në Shtator të 2016-ën, në një aksion të qeverisë turke për të goditur mbështetësit e komplotistëve të grushtit të dështuar të shtetit.

Mehmet Altan u dënua në shkurt edhe pse gjykata kushtetuese, më e larta e Turqisë, kishte vendosur më parë për lirimin e tij, duke thënë se ndalimi i tij përbënte një shkelje të të drejtave të tij. Një gjykatë penale e refuzoi atë kërkesë dhe vendosi ta mbajë atë në burg deri ditën e djeshme, pas vendimit të Apelit të Stambollit.

Ndërkohë, vëllai i tij, Ahmet Altan dhe 4 gazetarët e tij vijojnë të mbeten në burg, duke konfirmuar edhe njëherë shqetësimin e thellë në lidhje me lirinë e shtypit në Turqi.

Aktualisht rreth 120 gazetarë janë në burg në Turqi, ndërsa rreth 180 media janë mbyllur, për shkak të dyshimeve se janë të lidhura me klerikun Fetullah Gulen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDHJA E TURISTËVE NË SHQIPËRI/ Rama nis ditën: 9.7 përqind më shumë pasagjerë se në vitin ...
Previous article NDRYSHON RRJEDHA E MOTIT/ Meterologët: Sot KINI KUJDES. Mbani me vete një ...

k.autor

Postime të ngjashme

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta Botë

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta

MARRËVESHJE HISTORIKE/ Trump njofton se Hamasi do të dorëzojë armët Botë

MARRËVESHJE HISTORIKE/ Trump njofton se Hamasi do të dorëzojë armët

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve Botë

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT