• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GRUSHTET NË KUVENDIN E KOSOVËS/ Flet deputeti protagonist, tregon veprimin që “nxehu gjakrat”
Home
Rajon

GRUSHTET NË KUVENDIN E KOSOVËS/ Flet deputeti protagonist, tregon veprimin që “nxehu gjakrat”

17 July, 2023 s.autor Rajon

Duke folur në “Debat” nga Alba Alishani, për incidentin e dhunshëm të ndodhur disa ditë më parë në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku pati një përleshje fizike mes deputetëve të opozitës dhe zyrtarëve të qeverisë Kurti, deputeti Lushtaku u shpreh se reagimi në fjalë edhe fill pasi numri dy i qeverisë, z. Bislimi e sulmoi atë me shishe, duke rrezikuar ta lëndojë.

Sipas tij, qëllimi nuk ka qenë të lëndonte njeri, ndërsa tha se e sulmoi vetëm me ujë, por situata u agravua me reagimin e Bislimit, që i hodhi bidonin. Lushtaku dënoi gjithashtu edhe dhunën e ushtruar nga qeveritarët ndaj deputetëve të Kuvendit.

Ndërkohë, i pyetur nëse sjellja e tyre ishte e njëjtë me atë të Vetëvendosje disa vite më parë, Lushtaku tha se nuk kishte asnjë ngjashmëri, pasi sipas tij, ata nuk kishin hedhur as molotov, as nuk kishin sulmuar me gurë dhe as nuk kishin lënduar ndonjë polic të forcave të Kosovës.

Si ndodhi që u përfshitë në një konflikt fizik në Parlamentin e Kosovës me zv.kryeministrin Bislimi?

Kuvendi është vendi i punës së deputetëve, ndërsa qeveria vjen për të raportuar për nisma të ndryshme ligjore dhe ne si përfaqësues të popullit kemi edhe aksione të tjera politike. Ka plasur një mega-skandal në Kosovë, ku ky aksion i joni ishte pjesë e prezantimit të këtij skandali, ku një shefe e grupit parlamentar ka biseduar për të akomoduar kërkesat e një krimineli ndërkombëtar si Milan Radoçiç. Ajo është një instrument i Albin Kurtit dhe ne ndaj me që vendosëm në foltore moton “Zdravo qeveria” kemi nënkuptuar që motoja e kësaj qeverie ka qenë vërtet hipokrite deri në ardhjen në pushtet.

Prandaj ne kemi ndërmarrë një aksion simbolik. Pasi zv.kryeministri ka shkuar me një formë abuzive dhe duke fyer edhe deputetët, duke e grisur atë fotografi që ne kishim vendosur të Kurtit si Pinoku që simbolizon mashtrimin, gënjeshtrën, sigurisht që unë kam dalë për të mbrojtur protestën tonë dhe atë e kam bërë me një element që nuk është i dhunshëm, dhe që nuk lëndon, që është uji. Nuk kam gjuajtur me ujë të gazuar, por me ujë natyral për t’i treguar që duhet të reagoni dhe të largoheni nga populizmi juaj i çoroditur që e ka sjellë Kosovën deri në këtë pikë.

A mos dukeni disi si Vetëvendosja e dikurshme kur protestonte në Kuvend? A ishte realisht ai përgjim motivi kryesor që u shkaktua ai sulm fizik, apo keni edhe motive të tjera sekondare?

Për herë të parë kemi parë një zyrtar të qeverisë që ka ngritur dorë ndaj deputetëve të Parlamentit të Kosovës. Ne nuk kemi gjuajtur as molotov, as gurë dhe as mjete të forta ndaj policëve të Kosovës. Ne nuk kemi ulur asnjë institucion, por kemi protestuar në mënyrë demokratike siç është uji. Por edhe në njerëz jemi dhe kemi reagime të ndryshme, por goditja e Bislimit me shishe, kjo ka ndikuar që të ngrihen tensionet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË TELEFONATËN E FUNDIT DËGJOJA VAJZËN E TIJ..."/ Hoxha për Ahmetajn: Po të futën në burg je i mbaruar
Previous article SHPËRTHEN BOMBOLA E GAZIT NË SHËNGJIN/ Përfshihet nga zjarri apartamenti

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde Rajon

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT