• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRUPI I TRAFIKUT TË ARMËVE SHQIPËRI-KOSOVË/ Zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit
Home
Breaking News

GRUPI I TRAFIKUT TË ARMËVE SHQIPËRI-KOSOVË/ Zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit

18 December, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detaje nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës, lidhur me grupin e trafikut të armëve që u godit pak ditë më parë, mes Shqipërisë dhe Kosovës, me 14 persona të arrestuar në të dy vendet, në operacionin e 12 Dhjetorit.

Konkretisht, Prokuroria dhe Policia kanë gjetur detaje për lidhjet dhe bashkëpunimin e 7 prej tyre në vendin tonë. Sipas hetimeve, në muajin shkurt të këtij viti, Valter Osmani alias Manoli, i shiti 4 armë pistoleta Tonin Shkambit.

Grupi hetimor përmes autorizimit për vëzhgim dhe përgjim ambiental, bleu një armë zjarri tip pistoletë me mbishkrimin “EKOL” nga shtetasi Tonin Shkambi.Nga akti i ekspertimit ka rezultuar se arma e zjarrit realizon qitje normale me fishekë standard luftarakë.

Gjatë veprimeve hetimore, është mësuar që Shkambi bashkëpunonte me Endri Papën, i cili punonte taksist në vendin tonë, kjo me qëllim shitjen e armëve të zjarrit, ose shkëmbimin e tyre me lëndë narkotike.

Po me veprime simuluese, agjentët kanë blerë një tjetër armë zjarri të llojit “Zoraki”, këtë herë te shtetasi Endri Papa, i cili e ka kryer shitjen me automjetin e tij Volswagen.

Emri i Valter Osmanit (Manoli) lakohet në disa episode në dosje. Ky i fundit në një rast ka shitur një granatë dore mbrojtëse, e cila është blerë po nga agjentët dhe demontimi i saj është bërë ne ambientet e Drejtorisë Vendorë të Policisë Tiranë, ku i gjithë procesi është filmuar, për t’u administruar si provë materiale.

I njëjti person i shiti Gersi Llozhit si dhe Aurel Manrekës një armë të llojit “ZORAKI”, të cilat më vonë u ble po nga ana e agjentëve. Armët referuar ekspertimit, ishin konvertuar për t’u përdorur me fishekë standardë.

Duke përdorur linjën e autobusit “Arditi Tours”, Manoli trafikoi 5 armë zjarri nga Kosova drejt Tiranës, si dhe 10 fishekë.

Prokuroria e Tiranës thotë se nga ekspertimet e bëra, është konkluduar se nga armët e sekuestruara nuk janë përftuar gjurmë papilare të vlefshme.

Euxhenio Manushi në datë 7 tetor të këtij viti, kontakoi me disa persona për të shitur një automatik. Ky i fundit ia shet armën një agjenti, duke ia dhënë me një çantë të zezë, ku në vendin e takimit shkoi me automjetin e tij “Mercedez Benz”.

Sa i përket të arrestuarit Kleos Muçalliu, organi i akuzës ka provuar që ai është takuar me Valter Osmanin në terminalin e autobusave dhe pasi konsumojnë kafe, ky i fundit i jep Muçalliut diçka.

26-vjeçari ndalohet nga shërbimet e “Shqiponja”-s, ku pas kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet gjejnë 50 fishekë, për të cilat Kleos thotë që i ka marrë nga Kosova.

Pas këtyre veprimeve hetimore prokuroria ka kërkuar arrestimin e personave, ndërsa sekuestroi një sërë provash materiale, si në zonën e Kombinatit, kurse organizatori u kap në Kosovë.

Personat të cilët u vendosën në pranga në kuadër të këtij operacioni, u lanë në masën e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASIVI I GURËVE ZURI POSHTË PUNËTORIN NË BERAT/ Arrestohet investitorja e objektit, 47-vjeçari punonte i paregjistruar
Previous article ÇFARË NDODHI ME 60-VJEÇARIN NË BERAT? Dyshohet se ngacmoi një 15-vjeçar

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT