Këta janë tre shtetasit shqiptarë, anëtarët e një bande grabitësish që po bëjnë kërdinë në Europë, së fundmi dhe në Berlin.
Bëhet fjalë për shtetasit Flori.K, 42-vjeç, Dorjan.K, 30 vjeç dhe Leonsi.K 29-vjeç.
E gjithë banda e grabitësve operon në të gjithë Europën dhe janë pjesë e një grupi të madh kriminal, ndërsa 3 shqiptarët vetëm në 32 ditë në Berlin, kanë hyrë në 55 shtëpi me familjarë.
Sakaq, mediat gjermane bëjnë me dije se bëhet fjalë edhe për një tjetër shtetas shqiptar, i quajtur Argjend M, 24 vjeç i cili është arratisur dhe po kërkohet nga policia.
Mësohet se përveçëse kanë grabitur banesat, kanë dhunuar dhe familjarët që janë gjendur të pranishëm.
Për të shkurtuar gjykimin kundër tyre, Gjykata e Madhe Penale e Madhe e kryesuar nga gjykatësi Bodo Wermelskirchen u ka bërë grabitësve të ashtuquajturën “ofertë reciproke”.
Parakusht është që të tre të pandehurit të pranojnë shtatë grabitje në mënyrë që të ketë ulje dënimi.
Por kjo ofertë e bërë nga gjykatësi Bodo Ëermelskirchen ka marrë kundërshtime të mëdha.
Sakaq, të mërkurën shqiptarët do të jenë para gjykatës së rrethit Potsdam.


