• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Grupet PRO dhe ANTI Bashës “përplasen” brenda PD-së/ Ja çfarë kërkojnë
Home
Shqipëri

Grupet PRO dhe ANTI Bashës “përplasen” brenda PD-së/ Ja çfarë kërkojnë

31 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Politikë, Shqipëri

Analiza e humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit po shoqërohet me debate të forta në forumet e brendshme të Partisë Demokratike. Pakënaqësitë për emrat e dërguar në degët lokale nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, janë përcjellë gjatë mbledhjes së përjavshme të Grupit Parlamentar Demokrat nga një grup deputetesh, shkruan “Panorama”. Flamur Noka, Halim Kosova dhe Albana Vokshi i kanë kërkuar Lulzim Bashës të tërheqë nga procesi i analizës një grup të të deleguarve në bazë, si pasojë e mungesës së angazhimit të tyre në fushatë dhe tendencave të shfaqura për të thelluar humbjen.

Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar të PD, pohojnë se deputetët kanë ngritur shqetësimin për pjesëmarrje në procesin e analizës të disa prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar, por edhe anëtarëve të Kryesisë së PD-së, të cilët, nisur nga qejfmbetjet e listave, nuk morën pjesë në fushatë apo bënë telefonata te baza për të mos votuar Partinë Demokratike.

Burime të tjera deklaruan për “Panorama”, se një pjesë e grupit të deklaruar anti-Basha në parti, ndonëse i janë ngarkuar përgjegjësi për të qenë në degë të PD-së për procesin e analizës, po i bojkotojnë ato. Shqetësimi i deputetëve demokratë lidhet me anëtarët e kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, që pas publikimit të listave dolën hapur kundër Partisë Demokratike dhe menjëherë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, kërkuan largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

Në debatin e Grupit Parlamentar, Basha ka kërkuar që deputetët të respektojnë vetëm udhëzimin, duke pranuar se përfshirja e të gjithë anëtarëve synon bashkimin dhe jo përçarjen e PD.

Grupet e punës që do të analizojnë rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, do të duhet të identifikojnë edhe demokratët, që nuk preferuan të marrin pjesë në zgjedhje apo ata që votuan për kundërshtarin politik, efektivitetin e kandidatëve: komunikimi, përfaqësimi, harmonizimi me strukturën, reagimi i votuesve dhe rolin e përfshirjen e figurave me potencial politik në fushatë.

DEBATI NË GRUPIN E PD

Halim Kosova: Kryetar, unë kisha për të diskutuar një shqetësim që nuk lidhet me procesin e analizës së brendshme që kemi nisur pas udhëzimit tuaj. Në gjykimin tim, por edhe nga komunikimet e vazhdueshme që kam me përfaqësues të seksioneve dhe grupseksioneve, ka një pakënaqësi, deri në refuzim të disa prej njerëzve që vijnë për të bërë analizën.

Nuk ka asnjë kuptim, që në ato mbledhjet që ne zhvillojmë për të kuptuar arsyet përse arritëm të merrnim atë rezultat në 25 qershor, të vijnë njerëz që minimalisht qëndruan pasivë gjatë fushatës zgjedhore dhe akoma më keq, njerëz që kanë punuar kundër në fushatë.

Nuk mund të rrinë në të njëjtën tavolinë edhe njerëz që kanë punuar për të arritur fitoren e atyre mandateve dhe të tjerë, që u përpoqën për të thelluar humbjen. Është e qartë, këta njerëz nuk kanë punuar për fitoren e PD dhe nuk duhet të jenë, në gjykimin tim, pjesë e procesit të analizës.

Duhet të shkojmë me një moral të lartë dhe me njerëz të moralshëm e punëtorë e me kontribute te strukturat tona. Ata që punuan kundër PD-së, le të vijnë këtu në seli, të japin mendimet e tyre në forumet që bëjnë pjesë, por nuk mund të mbajnë flamurin e debatit të analizës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Djali i shqiptares rrëfehet mes lotësh: “Nëna ime kishte guximin për të denoncuar dhunen, nuk duhet të ishin këto pasojat”.
Previous article Azili në Gjermani, një lajm aspak i mirë për ata që presin t’u miratohet kërkesa

Redaktor2

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT