• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GRUP KRIMINAL TEPËR I DHUNSHËM”/ Vrasja me tritol e Aleksandër Sadikajt, flet eksperti: Kanë dhënë mesazhin për…
Home
Aktualitet
Kronikë

“GRUP KRIMINAL TEPËR I DHUNSHËM”/ Vrasja me tritol e Aleksandër Sadikajt, flet eksperti: Kanë dhënë mesazhin për…

13 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Eksperti i sigurisë publike, Fabian Zhilla thotë se ekzekutimet me eksploziv janë format më të rënda të vrasjeve. Teksa iu referua rastit të Aleksandër Sadikaj, i cili u vra në një atentat me eksploziv, ai tha se edhe në këtë rast porositësit e vrasjes, mund të jenë një grup kriminal shumë i dhunshëm që këtë metodë e përdorin edhe për të dhënë mesazh pjesës tjetër që mund të kenë prishje kontrate apo konflikte.

sadikaj

Zhilla: Në lidhje me tipologjinë e këtij shpërthimi, së pari është bërë në rrugë kryesore me sasi të konsiderueshme, është vepruar tërësisht në mënyrë të pamëshirshme duke pasur parasysh se është rrugë shumë e frekuentuar nga familjarë kryesisht. Tipologjia kësaj ngjarje mund të flasim që kemi të bëjmë një grup, pra ata të cilët kanë porositur, mund të jenë organizatë jashtëzakonshmit e dhunshme dhe veç ekzekutimit, mund të ketë qenë dhe për të dhënë një sinjal për anëtarët e tjerë të cilët janë në konflikt.

Bie dakord me Klodin kur thotë se kemi të bëjmë me një larje hesapesh për trafik kokaine, sepse kryesisht këto janë ngjarje që synohet të ngjallin terror dhe të japin sinjale. “Ne do vijojmë nëse nuk do realizohet kontrata po me të njëjtën sasi, s’kemi mëshirë”… pra nuk janë treguar të sofistikuar për të qenë të kujdesshëm që mos të kishte palë të tretë të lënduar, sepse mund të kishin ndjekur një rrugë tjetër.

Këtë do ta marrim si ngjarje për të kuptuar nivelin e krimit të organizuar në Shqipëri. Kemi një statistikë, prej vitit 2017 deri në vitin 2021, kemi rreth 40 ngjarje me përdorim eksploziv, që tregon se kjo vijon të mbetet problem i rëndë në Shqipëri.

Është një nga elementët që përdoret, ose format e ekzekutimit nga grupe kriminale të dhunshme. Mendoj se duhet të filloj të diskutohet dhe të kthehet debatit se çfarë masash parandaluese. Mendoj se do dalin dhe elementë të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË ULËRITËSE..."/ Klodiana Lala zbardh detaje nga arrestimi i Agim Kajmakut: Nëse droga ka dalë nga Shqipëria
Previous article LUFTA/ Gjendet tjetër varr masiv në Bucha, 7 viktimat u lidhën nga këmbët dhe u qëlluan me plumb në kokë

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT