• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRUMBULLIMI TEK TEATRI KOMBËTAR/ Gjobitet për herë të dytë Lulzim Basha, policia procedon edhe 40 persona të tjerë
Home
Sociale

GRUMBULLIMI TEK TEATRI KOMBËTAR/ Gjobitet për herë të dytë Lulzim Basha, policia procedon edhe 40 persona të tjerë

15 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Kreu i PD Lulzim Basha është gjobitur për herë të dytë brenda 24 orëve. Policia e Tiranës ka gjobitur Bashës për grumbullimin mbrëmjen e djeshme te teatri kombëtar.

Së bashku me liderin e PD-së janë gjobitur edhe eksponentë të tjerë të PD-së, mes tyre sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe grupin e aktorëve.

Sipas policisë ata janë gjobitur me argumentin se pas orës 17:30 nuk lejohet dalja dhe aq më tepër grumbullimi për shkak të masave anti-COVID.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, pas orës 17:30 të datës 14.05.2020, ka  konstatuar me shqetësim, grumbullimin e një grupi qytetarësh pranë Teatrit Kombëtar, shumë përtej fashës orare të qarkullimit dhe në shkelje të çdo rregulli të parashikuar nga Akti Normativ.

Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:

D., K. B., G. B., L. B., A. T., V. S., R. B., C. Gj., E. G., A. K., N. L., A. D., R. Z., E. B., A. T., L. S, G. G, A. N., P. Sh, E. K., M. C., R. Ç, Gj. U., F. K., I. S., R. V., B. H., A. F., A. Xh., R. H., D. K., F. S., D. H., A. R., A. Q., G. M., A. S., O. N., M. A. dhe O. H.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit do të vijojë me angazhim të plotë e vullnet të palëkundur veprimtarinë e vet ligjzbatuese, në mbrojtje të jetës dhe rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANIKU/ Kryemadhi: Rama ka bërë gati botet me ujë dhe bombolat me gaz lotjsellës. Me diagnozën që kam unë mund të vdes në vend
Previous article HAMER, DROGË, VRASJE.../ Kush është ish-kryeplaku që "shënjestroi" sot OFL

Delo.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT