Ngjarja në Seferan të Belshit duke se ka ndarë më dysh fshatin. Disa prej tyre shprehen se familja gëzonte respekt në fshat. Të tjerë mendojnë se ata ishin njerëz të egër, të veçuar që nuk shkonin me askënd.
Dje pasdite Mylazim Abazi, 58 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Adelina Abazi 54 vjeçe, e cila më pas ka marrë një armë zjarri automatik, që e mbanin në banesë pa leje, dhe ka kërcënuar bashkëshortin duke qëlluar në ajër.
Për rastin në fjalë është njoftuar salla operative e policisë në Cërrik. Një grup i uniformave blu është nisur drejt fshatit dhe ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti që mund të ishte me pasoja. Çifti është arrestuar në flagrancë.
Banorët kanë opinione të ndryshme për këtë familje. Sipas tyre 58 vjeçari ka qenë emigrant në Itali dhe sapo ishte kthyer në shtëpi. Një i moshuar shprehet se ata ishin të ardhur nga Gramshi dhe kishin ndërtuar shtëpi në Seferan dhe në Belsh.
Një i moshuar shprehet se ata ishin njerëz të egër dhe problematikë që nuk shkonin me fshatin. Ndërsa një grua flet fjalë të mira duke u shprehur se ata gëzonin respekt në fshat.
Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes gjeti armën automatike të hedhur në një gropë uji. Grupi hetimor ka sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarri me një krehër me 18 fishekë, si dhe 2 gëzhoja të qitura nga arma automatike.
Cifti është arrestuar në flagrancë dhe ndaj tyre është ngritur akuza e “Dhunës në familje”, “Armëmbajtjes pa leje” dhe “Kanosjes”.





