• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gruaja i qan hallin: “Kam 1 vit në qiell të hapur”. Rama i jep një mesazh live kryebashkiakut të Klosit
Home
Shqipëri

Gruaja i qan hallin: “Kam 1 vit në qiell të hapur”. Rama i jep një mesazh live kryebashkiakut të Klosit

13 January, 2018 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Një banore e Klosit i ka shprehur shqetësimin e saj kryeministrit Rama, pasi banesa e saj është dëmtuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Gjatë një bashkëbisedimi që kryeministri Rama ka zhvilluar më banorët në Rrëshen në kuadër të Platformës së Bashkëqeverisjes me qytetarët, gruaja nga Klosi tha se pavarësisht kërkesave të saj të vazhduara, askush nuk i ka shkuar për ndihmë.

“Unë jam një banore e Klosit. Kam dashur që të vish në shtëpinë time, e të shohësh nga afër hallin që kam. Por unë kam ardhur sot këtu vetëm për ty. Dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin tim. Kam një vit që jetoj një qiell të hapur. Rrëshqitjet e dherave më kanë dëmtuar shtëpinë. Kam kërkuar ndihmë, kam bërë kërkesa, letra, por nuk di se ku treten. Falënderoj vetëm ato të Emergjencës Civile që kanë ardhur. E kam ngritur shqetësimin tim edhe në “News24”. Por sot kam ardhur këtu vetëm për ju zoti Rama”, u shpreh gruaja nga Klosi.

E menjëhershme ka qenë përgjigjja e kryeministrit Rama i cili i ka premtuar se shumë shpejt do të shkojë në shtëpinë e saj për të parë nga afër situatën.

Rama: Meqë ti erdhe deri këtu, edhe unë do të vij në shtëpinë tënde.

Zonja: Po nuk vjen dot, se nuk kalohet.

Rama: Aty ku kalon ti, do kaloj dhe unë. Do vij bashkë me kryetarin e bashkisë.

Sakaq ai i ka dhënë një mesazh live edhe kryetarit të Bashkisë së Klosit, i cili ka ndërhyrë në një moment duke thënë se problemi i zonjës kishte të bënte me “rrëshqitjen e dherave”.

“Zonja është në rregull. Nuk ka rrëshqit zonja, kam hall mos rrëshqet ti (kryetarit të bashkisë së Klosit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bushati drekë në Suedi me ish-ministrin e Jashtëm, Bildt: Çështjet e Ballkanit, prioritet i axhendës së BE
Previous article Chelsea lëshon pikë serish, barazon me Leicester Cityn në shtëpi

Ina.Autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT