Vetëm pak kohë më parë ai erdhi nga Vlora dhe rrëfeu publikisht historinë e tij. Pas divorcit nga e shoqja gjykata vendosi që vajza dhe djali të ishin në kujdestarinë e nënës, por menjëherë pas ndarjes ajo u largua jashtë vendit dhe fëmijët mbetën vetëm. I detyruar ai si baba ka shkuar i ka marrë dhe prej më shumë se 1 viti po kujdeset vetë për ta.
Ai kërkon me çdo kusht kujdestarine e fëmijëve, pasi i duhet të shkojë me ta jashtë vendit ku të ketë mundësinë t’u sigurojë atyre një jetë më të mirë.
Debatet:
Andon Leka: Foli me vajzën, shkruajti ca shkruajti dhe i bëri bllok. Vajza thotë: nuk dua ta shoh jo në këtë jetë, por as në atë jetë. Kur fliste me vajzën e ofendonte. nga fjalët më të këqija. Unë dilja nga vetëvetja.
Bashkëshortja: Nuk i kam bërë bllok vajzën. sms e tij i kam të faktuara. Vajza më ka kërkuar lekë. Unë ua kam thënë: do iu nis lekë sa të doni. Për këto gjera do flas me avokatin tim. Janë gjëra personale. Herën e kaluar nuk më ka pëlqyer titulli i emisionit. Unë nuk kam dashnor. Jam e martuar. Do t’i drejtohem avokatit tim. S’kam asgjë për të thënë.
Andoni: Firma ime është hedhur vetëm brenda në gjykatë. Nuk e kam lexuar fare kontratën noteriale. Nuk kam bërë marrëveshje. Marrëveshja është bërë vetëm për dokumente. Marrëveshjen ma dha avokatja e bashkëshortes.
Av.Kalaja: Ish bashkëshortja në marrëveshje me avokaten në mashtrim e sipër është firmosur dhe i është paraqitur gjykatës për miratim. Zonja që foli në telefon ka detyrim moral dhe ligjor. Ka kryer vepër penale.
Avokatja e ish-bashkëshortes: Po të jap një shpjegim në lidhje me situatën. Vendimi ka të shprehur edhe vullnetin e palëve. Kam qenë përfaqësuesja ligjore deri në momentin e ndarjes së marrëveshjes.
Palët i kam drejtuar drejt zyrave noteriale. Ata kanë bërë një akt marrëveshje dhe janë kthyer në zyrën time. Unë nuk ndohem në zyrë. Nuk e kam dosjen me vetë. Nuk është rast i ditëve të fundit. Duhet të hap dosjen.
Praktika ime është kjo: fillimisht i drejtoj pranë zyrës noteriale. Në momentin që gjykata më vë në dispozicion vendimin unë ja jap palës së interesuar. Flas me kompetenca për veprimet që bëj unë. Nuk e di se çfarë pretendimesh shpreh z.Andon aty. Kur të më ofrohet do ju vë në dispozicion gjithë dosjen.


