Tre ditë nga krimi në familje që tronditi qytetin e Librazhdit zbardhen detaje të reja që mund të kenë çuar burrin në ekzekutimin e gruas me thikë dhe që më pas të hidhet me pranga në duar nga kati i katërt i pallatit ku banonin.
Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja ishte në qytetin e Librazhdit dhe nga kontakti me të afërm dhe fqinj thotë se dy janë pistat. E para lidhet me xhelozitë që kishte shfaqur gruaja, Luljeta Gjokola kohët e fundit dhe e dytë lidhet me një denoncim të kreut të degës së PD-së në Librazhd për tjetërsimin e një prone pranë HEC-it në Rrapun.
‘Gruaja kishte shfaqur shenja të forta xhelozi, ka pasur raste në mbrëmje kur gruaja i kishte mbyllur edhe derën burrit duke e lënë jashtë, kjo ka bërë që ai të kalojë në gjendje të rëndë depresive. Prej disa javësh Daut Gjokola kishte marrë mjekim për depresion“