• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GRIPI I SHPENDËVE/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij
Home
Nderkombetare

GRIPI I SHPENDËVE/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

25 March, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Është identifikuar në Lombardi, Itali rasti i parë i infektimit të njeriut nga gripi i shpendëve në Evropë. Rajoni ka identifikuar një rast infeksioni me virusin e gripit A(H9N2) me origjinë shtazore, që zakonisht shkakton simptoma të lehta.

Pacienti është përshkruar si një person delikat, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, i ardhur nga një vend jashtë Evropës, ku besohet se ka kontraktuar infeksionin. Aktualisht ai ndodhet në spital, njoftoi ministria e Shëndetësisë së Italisë.

Ekspertët shpjegojnë se gripi i shpendëve transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me shpendë të infektuar, veçanërisht pulat, ose përmes kontakteve me mjedise dhe materiale të kontaminuara.
Rastet njerëzore mund të jenë me patogjenitet të lartë apo të ulët sipas shkallës së sëmundjes.

Rasti i parë shkakton infeksion serioz sistemik me vdekshmëri të lartë, ndërsa i dyti shkakton simptoma të lehta ose aspak të frymëmarrjes, por mund të evoluojë në forma më agresive.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të gjitha verifikimet janë kryer menjëherë, kontaktet e pacientit janë identifikuar dhe situata po monitorohet vazhdimisht. Është aktivizuar bashkëpunimi me Rajonin e Lombardisë, Institutin Superior të Shëndetit dhe një grup ekspertësh laboratorikë ndërkombëtarë, dhe aktualisht nuk raportohet asnjë situatë kritike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U EKZEKUTUA NË 2023/ Gjykata e Lezhës lë autorin e vrasjes së Ardian Nikulajt në burgim të përjetshëm
Previous article LAMTUMIRË NAMIR LAPARDHAJA/ Me karafila të kuq e lot në sy, përcillet në banesën e fundit gazetari dhe publicisti i njohur

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT